Arkiv-Lajme
Përballje Veliaj-Berisha për martesat. Ministri Veliaj shfaqet identik si kundërshtari: “Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”
Sot në seancën plenare është zhvilluar një debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, kandidat i PS-së përe 21 qershorit në Tiranë. Berisha ka akuzuar Veliajn për eksodin e shqiptarëve, duke i përmendur edhe akuzat e njohura për shpenzimet e dasmës së tij, për të cilën u përfol në disa media se ishte realizuar me para publike. Vetë Veliaj ka deklaruar se dasma eshtë zhvilluar me kursimet e nënës, deklaratë kjo që është bërë shkak për ironinë e ish-kryeministrit.
Intervistë e kryeministrit në gjermanen “Stuttgarter Zeitung”: “Kemi krijuar partneritet të ri me Serbinë”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Stuttgarter Zeitung” përmes së cilës ka shprehur disa konsiderata dhe qëndrime për ecurinë e deritanishme të Shqipërisë. Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet në rajon, me fokus sidomos te Serbia. “Kemi pasur një konferencë tepër të suksesshme me “Ballkanin Perëndimor 2014” në Berlin. Ishte hera e parë që tetë liderë të rajonit takoheshin dhe nuk debatonin për të shkuarën, por diskutonin për të ardhmen. Organizatorja, Kancerlarja Angela Merkel, na ka treguar rrugën e duhur.
Prokurori i Përgjithshëm: “Për Xibrakën, njoftoi pala gjermane që në dhjetor 2014...Dekriminalizimi ka nisur të japë efekte, që jo përherë kanë vëmendjen e opinionit”
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka dhënë sot një intervistë për “Deutsche Welle” ku ka folur për sfidat e ndryshme me të cilat përballet organi i akuzës. Vetë “DW” ka zgjedhur si titull të intervistës, goditjen ndaj rrushfeteve dhe korrupsionit, një reagim ky ndoshta pas akuzave të kreut të ILDKP-së, Ganaj. Meritojnë vëmendje dy momente: çështja e Xibrakës(kapja e laboratorit të kokainës) dhe ajo e dekirminalizimit. Për çështjen e parë, Llalla ka pohuar se ishte pala gjermane ajo që dha sinjalin. “Ndoshta është me vlerë të sqarohen disa momente se si nisi ky hetim.
Përparim Kabo parashtron një vërejtje me “pak biografi dhe pak marksizëm” për Halim Kosovën, kandidatin e PD-së për Tiranën
Për kandidatët që garojnë në zgjedhje mund të thuhen shumë gjëra, ca të vërteta, e ca jo. Për aq sa mëson praktika shqiptare, kjo konsiderohet normale. Por vërejtja më e fundit e Përparim Kabos, e përcjellë në disa media, është atipike, pasi e cilëson kandidatin e PD-së për Tiranën, Halim Kosova, si të paaftë për të qeverisur Tiranën, pasi është “një kapitalist i pasuruar me biznes në fushën e mjekësisë, që do të qeverisë hallet dhe interesat e qytetarëve të Tiranës, të cilët më së shumti nuk janë kapitalistë”.
Edhe Austria në linjë me Vatikanin për “genocidin armen”. Të premten pritet qëndrim i ngjashëm edhe nga Gjermania
Pas tensioneve diplomatike me Vatikanin, Turqia përballet me probleme të ngjashme edhe me Austrinë. Shkak është sërish çështja armene, pasi gjashtë parti austriake firmosën një deklaratë përmes të cilës njohën “genocidin armen”, si dhe mbajtën një minutë heshtje. Ankaraja nga ana e vet ka reaguar duke thirrur për konsultime ambasadorin e vet në Vjenë.
Hashashi vijon të turbullojë. “Shekulli” zbulon dy qëndrime të kundërta të deputetit socialist Ben Blushi për vlerën ekonomike të kësaj bime
Gazeta “Shekulli” i ka “kurdisur” sot një lojë të zgjuar deputetit socialist Ben Blushi. Në faqen kryesore të gazetës, shihet një opinion me titull: “Ben Blushi pro ideve të Kokëdhimës për ekonominë e kanabisit” dhe ka për autor Ben Blushin. Ja një pasazh: “Holanda sot e ka legalizuar konsumin e marijuanës, por jo kultivimin e saj. Natyrisht, kjo kërkesë ka gjetur një ofertë në treg. Ish-kryeministri grek i parafundit kërkoi publikisht (që përdorimi i cannabis-it të legalizohet dhe të ardhurat që vijnë nga taksimi i tij të hyjnë në buxhet.
Pjesëmarrje në organizime me lejen e Beogradit, “Koha Ditore” shkruan: Kosova i thotë jo OSBE-së nën kryesimin serb
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) vazhdon të aplikojë rregulla të ashpra kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në organizimet e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesëmarrja eventuale e zyrtarëve të Kosovës mund të bëhet vetëm me lejen e Serbisë. Personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet të kenë rreptësisht status neutral. Por Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos marrë pjesë me këto kushte. Gazeta “Koha Ditore” thotë se ka siguruar dokumentin pesëpikësh, me kushtet e dhëna nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë për përfaqësimin e zyrtarëve të Kosovës.
Guvernatori Sejko tek “Zëri i Amerikës” tregohet optimist për ekonominë: Parashikimet e vitit 2015 janë për një rritje më të lartë
“Zëri i Amerikës” thotë se guvernatori i Bankës së Shqipërisë është optimist se ekonomia shqiptare po ecën në drejtimin e duhur për të arritur parashikimin e një rritje prej tre përqind gjatë këtij viti. Genti Sejko, i cili po merr pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së thotë se institucioni që ai drejton po merr masa për të zgjidhur problemin e kredive të këqija me qëllim rritjen e nivelit të kreditimit të ekonomisë. “E rëndësishme është që rritja eknomike e 2014, ishte më e lartë se sa ajo e viti 2013.
Edhe tallavaja si politikë për legalizimin e hashashit. "Shekulli” “zbulon” një qytetar që i këndon bimës në fjalë...
Hashashi është qëllimi. Kjo duket se perceptohet kur lexon në gazetën “Shekulli” se “një qytetar kërkon me anë të një kënge që kjo bimë të legalizohet”. “Një qytetar shfaqet duke i kërkuar me anë të një kënge, parlamentit dhe vetë kryeministrit Edi Rama që të legalizojnë hashashin”, komenton “Shekulli” videon e këtij qytetari. Pas prononcimeve të deputetëve, kryetarëve të bashkive, ndonjë mjeku, ndonjë opinionisti, duket se është “zëri i masës” që apelon ndaj “shurdhërisë kryeministrore”.
Mark Frroku shfaq probleme me zemrën, shtrohet në spitalin e burgut. Rast i ngjashëm me Shpëtim Gjikën
Deputeti Mark Frroku, i cili vuan masën e sigurisë arrest me burg u shtrua gjatë paradites në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Ai mësohet se do të qëndrojë i shtruar deri në përfundim të të gjitha vizitave mjekësore. Mark Frroku ndodhet në qelitë e paraburgimit në burgun 302 që prej datës 3 Prill kur Gjykata e Lartë i dha masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 199 në Belgjikë.