Arkiv-Lajme
Minxhozi në “Top Channel”: Blushi të shkojë përtej kritikave. Eksodi, pasojë e shumë faktorëve
Për të folur më shumë mbi zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në vend, si çdo të premte në edicionin qendror të lajmeve të “Top Channel” ka qenë i ftuar analisti Skënder Minxhozi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ilir Paço, Minxhozi ka folur për akuzat e deputetit socialist Ben Blushi ndaj qeverisë në Parlament, si dhe për eksodin që ka përfshirë shumë shqiptarë. “Kritikat e Blushit nuk përbëjnë thjesht një show, por kanë substancë dhe ato i artikulojnë edhe qytetarët e thjeshtë, ndaj si të tilla ato bëjnë sens. Ato kanë bazë sepse Shqipëria ka shumë probleme”, tha Blushi.
Kur puthesh me profetët
Që nga koha kur në botë mbërriti profeti i parë, e deri më sot që pretendohet se cikli i tyre është mbyllur, - e në ardhtë Jezusi për herë të dytë në Tokë nuk dihet se çdo të ndodhë, - dilema nëse Zoti ekziston vërtet dhe a janë Ata të dërguarit e tij, ka qenë e pranishme jo vetëm tek dyshuesit e pandreqshëm, por dhe tek ata që janë marrë gjerësisht me zbërthimin e doktrinës. E megjithatë, që prej Koncilit të Parë të Nikeas më 325 e deri më sot, t’i kundërviheshe Zotit apo të besoje më shumë se tek Ai në Ateizëm, merrje përsipër një risk të madh.
Eksodi drejt Gjermanisë, qeveria do të negociojë shkurtimin e afateve të shqyrtimit të kërkesave nga qytetarët shqiptarë
Qeveria shqiptare ka ndërmend të negociojë me qeverinë gjermane shkurtimin e procedurave të shqyrtimit të kërkesave të azilkërkuesve shqiptarë, me synim shmangien e penaliteteve të përgjithshme për lëvizjen e lirë. “Ne kemi folur tashmë me autoritetet gjermane. Ministri i Brendshëm Tahiri do të shkojë të hënën për një vizitë pune dhe një takim me homologun gjerman dhe do të diskutohen të gjitha këto. Gjithsesi është e qartë se nuk do të ketë më vlera monetare, do të synojmë të shkurtohen procedurat dhe jemi të bindur se do t’ia arrijmë këtij qëllimi.
Guvernatori i BSH Sejko garanton FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare në një trajektore pozitive zhvillimi. Sistemi bankar shqiptar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), mbajtur në Uashington D.C., SHBA. Sipas ATSH, Guvernatori zhvilloi takime të rëndësishme me personalitetet më të njohura të fushës financiare ndërkombëtare si dhe me homologë nga vende të ndryshme. Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi se “ekonomia shqiptare është në një trajektore pozitive zhvillimi. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme”.
Gjiknuri i vendosur për ligjin e ri të energjisë. Me ligjin detyrimet bien edhe mbi pronën
Ministri i Energjisë Damian Gjinkuri është treguar i vendosur për rëndësinë e ligjit të ri të energjisë, miratimi i të cilit u shty dje nga parlamenti. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se ky ligj është platforma e duhur për zhvillimin e sektorit. “Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titull ekzekutiv është edhe mënyra se si vendoset barra hipotekore”. Gjiknuri tha se ligji parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, nuk përjashton as procedurat përmbarimore.
Fatos Lubonja analizon situatën në Kuvend: Pasanikë që grinden për hallet e fukarenjve, parlamenti ka humbur legjitimitetin
Fatos Lubonja i ka kushtuar emisionin e tij të radhës grindjeve në Parlament. “Pasanikë që grinden për hallet e fukarenjve”, me këtë titull, Lubonja ka ironizuar atë që ndodh në sallën e Kuvendit. Lubonja e quan qesharake faktin që deputetët më të pasur të parlamentit debatojnë me orë të tëra për qindarkat që do të shpërndajnë për të varfrit. “E them sepse tashmë ne i njohim aktorët, i shohim në teatër, iu dimë edhe pasuritë, edhe bizneset që kanë dhe duket qesharake kur grinden për ndihma sociale, 25 mijë lekë të reja për familje, lojë që shumë shqiptarë i bën për të qeshur.
Sistemi CODIS për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të” instalohet në Laboratorin e Policisë Shkencore
Në ambientet e Laboratorit të Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e diplomimit të Ekspertëve Biologjikë të Laboratorit të Policisë Shkencore , të cilët do të vënë në përdorim , sistemin më të përparuar, Sistemi CODIS i FBI-së, për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të”. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , përfaqësues të FBI-së, Drejtori i Programit ICITAP si dhe Ambasadori i SH.B.A, Donald Lu.
Meta flet për largimin e shqiptarëve: Të ndërgjegjshëm që ka varfëri, mirëqënia rritet përmes reformave, qytetarët të mos bien viktima të grupeve kriminale;
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSIsë Ilir Meta komentoi largimin në masë të shqiptarëve drejt vendeve të BE. Ai theksoi se varfëria në vend ekziston dhe u bëri apel qytetarëve që të mos bien viktima të grupeve kriminale që po përfitojnë nga kjo situatë. “Për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në rajon dhe eurozonë ka tendenca eksodi në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Ky fenomen është manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen nga organet ligjzbatuese. Kjo nuk do të thotë se varfëria nuk ekziston.
Prokuroria pushon hetimet ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni, për fshehje të pasurisë: Mund ta rihapet në të ardhmen nëse gjenden prova të reja
Pas vendimit të gjykatës së Faktit në Elbasan dhe Apelit në Durrës, prokuroria ka pushuar hetimet për cështjen e pasurisë ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni. Sipas prokurorisë, grupi i hetimit priste përgjigje nga Gjermania për disa verifikime që është kërkuar të bëheshin atje, por gjykatat kanë ndërprerë afatin e hetimit. Duke qenë se përgjigjet nga Gjermania nuk kanë ardhur ende, prokuroria ka vendosur pushimin e dosjes, duke theksuar se mund ta rihapë atë në të ardhmen nëse gjenden prova të reja.
Leskaj në Këshillin e Europës kërkon një qasje të re politike ndaj refugjatëve
Valentina Leskaj, që është dhe kryetare e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës (KiE), gjatë fjalës së mbajtur në punimet e sesionit të radhës, shprehu nevojën e një qasje të re politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së refugjatëve që zbarkojnë në vendet e BE-së. Një fjalën e saj kryetarja e delegacionit shqiptar tha se organizatat kriminale të trafikimit në Mesdhe po përdorin rrugët e vjetra, por po krijojnë dhe rrugë të reja, por theksoi ajo, në këtë rast kontributi i përbashkët i vendeve europiane është jetësor.