Meta flet për largimin e shqiptarëve: Të ndërgjegjshëm që ka varfëri, mirëqënia rritet përmes reformave, qytetarët të mos bien viktima të grupeve kriminale;

Postuar në 24 Prill, 2015 09:48

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI­së Ilir Meta komentoi largimin në masë të shqiptarëve drejt vendeve të BE. Ai theksoi se varfëria në vend ekziston dhe u bëri apel qytetarëve që të mos bien viktima të grupeve kriminale që po përfitojnë nga kjo situatë. “Për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në rajon dhe eurozonë ka tendenca eksodi në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Ky fenomen është manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen nga organet ligjzbatuese. Kjo nuk do të thotë se varfëria nuk ekziston. Është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës të gjejë zgjidhjet e duhura. Nuk duhet të harrojmë që varfëria nuk është sfidë vetëm shqiptare. kjo situatë duhet kuptuar drejt dhe nuk duhet manipuluar apo përdorur për qëllime politike. Gjej rastin tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien viktime e këtyre rrjeteve kriminale mashtruese që përfitojmë miliona euro sepse do jenë po ata viktima duke u kthyer përsëri në Shqipëri më të varfër se më parë. Qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave.”­ u shpreh Meta. Kreu i LSI­së vlerësoi marrëveshjen strategjike me SHBA­në dhe e cilësoi këtë si gur themeli për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai theksoi se integrimi në BE është një prioritet i panegociueshëm.

Comments

Submitted by Valkor (not verified) on

Po kur kryetari i grupit me te madh kriminal eshte njekohesisht dhe kryetar parlamenti, si i behet?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Te lutem, mos abuzo ne metodat demokratike te shprehjes se mendimit. Edhe pse nuk me drejtohesh mue, po te tham se kjo nuk duhet te thuhet ketu sepse ofendohen te gjithe. ketu diskutojme, debatojme, shkembejme mendime, por jo ofendime.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.