Fatos Lubonja analizon situatën në Kuvend: Pasanikë që grinden për hallet e fukarenjve, parlamenti ka humbur legjitimitetin

Postuar në 24 Prill, 2015 10:49

Fatos Lubonja i ka kushtuar emisionin e tij të radhës grindjeve në Parlament. “Pasanikë që grinden për hallet e fukarenjve”, me këtë titull, Lubonja ka ironizuar atë që ndodh në sallën e Kuvendit. Lubonja e quan qesharake faktin që deputetët më të pasur të parlamentit debatojnë me orë të tëra për qindarkat që do të shpërndajnë për të varfrit. “E them sepse tashmë ne i njohim aktorët, i shohim në teatër, iu dimë edhe pasuritë, edhe bizneset që kanë dhe duket qesharake kur grinden për ndihma sociale, 2­5 mijë lekë të reja për familje, lojë që shumë shqiptarë i bën për të qeshur. E dyta që bie në sy është paaftësia e tyre për dialog, më shumë sesa biseda e dialog lidhur me këto halle i sheh të bëjnë akuza ndaj njëri­tjetrit dhe gjithë kjo i shtohet këtij teatri ku ke ndjesinë e një parlamenti që ka humbur legjitimitetin”­ thote Lubonja. Sipas Lubonjes, një parlament duhet të kërkojë të gjejë zgjidhe dhe përgjegjësi, e vërtetë që sot ka gjendje katastrofike, por kjo nuk i vishet njërës apo tjetrës palë.

 

Comments

Submitted by mir (not verified) on

<p>hera e pare qe ke folur..........shqip.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.