Minxhozi në “Top Channel”: Blushi të shkojë përtej kritikave. Eksodi, pasojë e shumë faktorëve

Për të folur më shumë mbi zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në vend, si çdo të premte në edicionin qendror të lajmeve të “Top Channel” ka qenë i ftuar analisti Skënder Minxhozi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ilir Paço, Minxhozi ka folur për akuzat e deputetit socialist Ben Blushi ndaj qeverisë në Parlament, si dhe për eksodin që ka përfshirë shumë shqiptarë. “Kritikat e Blushit nuk përbëjnë thjesht një show, por kanë substancë dhe ato i artikulojnë edhe qytetarët e thjeshtë, ndaj si të tilla ato bëjnë sens. Ato kanë bazë sepse Shqipëria ka shumë probleme”, tha Blushi. Por sipas tij figurat e staturës së Blushit kanë për detyrë diçka më tepër sesa konstatimin, pra jo vetëm të hedhin një gur ndaj mazhorancës së tyre dhe pastaj të rrinë, por duhet të jenë prezent, të furnizojnë jo vetëm me kritika por edhe me ide qeverinë, sepse janë pjesë e mazhorancës. “Shqetësimet e zotit Blushi nuk kanë pse të personalizohen. Sa u përket masave restriktive në kurriz të të varfërve, më lejoni të kujtoj që çdo mazhorancë ka luksin që në gjysmën e parë të mandatit të marrë reforma të ashtuquajtura anti-popullore, që më shumë bëjnë të pakënaqur, apo sesa japin efekt në një afat të shkurtër kohor”, tha Blushi.
Add new comment