Leskaj në Këshillin e Europës kërkon një qasje të re politike ndaj refugjatëve

Postuar në 24 Prill, 2015 08:44

Valentina Leskaj, që është dhe kryetare e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës (KiE), gjatë fjalës së mbajtur në punimet e sesionit të radhës, shprehu nevojën e një qasje të re politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së refugjatëve që zbarkojnë në vendet e BE-së. Një fjalën e saj kryetarja e delegacionit shqiptar tha se organizatat kriminale të trafikimit në Mesdhe po përdorin rrugët e vjetra, por po krijojnë dhe rrugë të reja, por theksoi ajo, në këtë rast kontributi i përbashkët i vendeve europiane është jetësor. Duke nënvizuar nevojën e adresimit të rrënjëve të këtij problemi, Leskaj tha se çështja e emigrantëve nuk është thjesht çështje policimi kufitar. “Kontrolli i kufijve është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk mjafton dhe nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Problemet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe varfëria janë shkaku kryesor për emigrim. Lypset një qasje e re politike jo vetëm për politikat e refugjatëve, por për zgjidhje të qëndrueshme që integrojnë dhe programe zhvillimi dhe shtete stabël”, tha Leskaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.