Arkiv-Lajme
Partosh dhe Fisher për emigrimin: “Pasojë e ekonomisë, por edhe mundësi e lëvizjes së lirë”
Gabriel Partosh, analist në “The Economist Intelligence Unit” në Londër” dhe Bern Fisher, historian, të dy të njohur në Shqipëri, kanë dhënë sot disa mendime për eksodin e shqiptarëve. Sipas analistit Partosh, situata nuk duhet dramatizuar dhe se asaj i do dhënë përmasa e duhur. “Unë mendoj se kjo është duke u perceptuar si diçka negative, duke u komentuar se lidhet me mos rritje të mjaftueshme të ekonomisë, siç shumë njerëz do të dëshironin. Do të doja ta shikoj këtë në një këndvështrim më të gjerë. Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së që mund të eksportojë krah të lirë pune.
3-mujori i parë, u rritën të ardhurat buxhetore, u ulën investimet publike
Nga të dhënat e Thesarit të Shtetit, rezulton se në tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars), të ardhurat buxhetore arritën nivelin 86.6 miliardë dollarë, ose 5.5% më shumë se një vit më parë. Pothuaj gjysma e kësaj rritje erdhi prej të ardhurave jotatimore.
Rama: Halimi burrë i mirë, por shumë i lodhur - Kosova i përgjigjet kryeministrit: Rama gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe personin tim
Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se është shumë i lodhur. “Nuk e kam dëgjuar Edi Ramën, por di që Rama gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe personin tim. Unë i kam hyrë kësaj gare i vendosur dhe nuk merrem me çfarë thotë njëri apo tjetri. Kur të jem në Bashkinë e Tiranës do ia shtrij dorën e bashkëpunimit kujtdo sepse më interesojnë qytetarët,” tha Kosova. Kandidati demokrat e kishte një thirrje edhe për ata që po largohen jashtë vendit.
Sistemi në finalizimin e vet? Artur Zheji shkruan se tashmë “janë krijuar klasat dhe polet”. “Një kohë e re ka ardhur”
Artur Zheji publikon sot në “Mapo” një opinion ku del me një tezë të guximshme disi, por edhe të rëndësishme për temën që prek. Zheji flet për fizionominë e sistemit që u ndërtua këto 24 vjet, që mind të rroket më mirë në aktorët kryesorë që e përfaqësojnë dhe dinamikën në ulje të modelit të katapultimeve dhe karriera e “të papritura”. “Duket sot, shumë më tepër se sa dje, që pozicionet apo rolet e ndara, në politikë apo në biznes, janë përgjithësisht të pandryshueshme.
Majko publikon një foto të Parlamentit të parë shqiptar dhe u drejtohet kolegëve: Një shembull si duhet të jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, duke sjellë në kujtesë një foto të Parlamentit të parë shqiptar, në vitin 1921, fton kolegët e tij për reflektim. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Majko bashkëngjitur fotos së parlamentarëve të atij viti, duke numëruar me radhë emrat e tyre, shkruan se ” fotoja mbetet një shembull se si duhet te jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë”. Deputeti i PS-së, vlerëson se të gjithë ata deputetë, edhe sot, “ndriçojnë inteligjencë dhe patriotizëm nga largësia e kohës nga vijnë, pavarësisht rezervave që lanë “xhepat” e historisë.
Reagon ashpër Isa Mustafa ndaj intervistës se Fatos Klosit: Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar
Reagon ashpër Isa Mustafa ndaj intervistës se Fatos Klosit. Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka replikuar ndaj deklaratave të ish-Shefit të SHIK’ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili ka thënë se me politikën e Rugovës kurrë nuk do të çlirohej Kosova. Mustafa ka thënë se pikërisht ishte figura e Ibrahim Rugovës që ndikoi në çlirimin e Kosovës. “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.
Hija shqiptare dhe shkëlqimi maqedonas i Shkupit. Ura e Gurit simboli i lidhjes së shqiptarëve që jetojnë në anën e majtë, e popullsisë maqedonase në anën e djathtë të kryeqytetit
Në një reportazh të shkurtër në portalin “oldskopje.net” thuhet se Ura e Gurit për shekuj ka dominuar panoramat e Shkupit. Është konsideruar si simboli më impozant që lidh dy brigjet e Vardarit. U shërben këmbësorëve për të kaluar prej pjesën së vjetër në pjesën e re dhe anasjelltas. Ura e Gurit paraqet objekt me teknikë të jashtëzakonshme ndërtimi, dhe për shkak të saj është ruajtur mirë. Kjo urë i posedon karakteristikat e ndërtimit osman, pra i ka të gjitha elementet e një ure osmano-turke. Dy anët janë zgjeruar dhe urbanizuar me kalimin e shekujve.
“Monitor” hap debatin për turizmin bregdetar, pse projektet e mëdha kanë mbetur pa u realizuar
Në një shkrim të botuar prej “Monitor” shkruhet se në memorien e shumëkujt janë ende projektet për resortet e mëdha luksoze turistike në zonën e Kavajës. Por sot kur punimet duhet të ishin në kulmin e tyre, fushat gjenden të shkreta para rrugëve të reja bosh, të bëra posaçërisht për zhvillimin e tyre. “Monitor” kujton se në gusht të vitit 2011, qeveria autorizoi ndjekjen me prioritet të ndërtimit të fshatrave turistike në Synej dhe Gosë të Kavajës bashkë me portin e jahteve, me vlerë të përbashkët investimi më shumë se 1 miliard euro.
Majlinda Bregu ngre supet e pyetur nëse Grida Duma do ta fitojë Durrësin, vlerëson Bojaxhiun: Nuk ka qejf të vegjetojë e të zvarritet
Majlinda Bregu nuk është e sigurt nëse bashkia e Durrësit do të fitohet nga Grida Duma. E pyetur në Agon Channel tek emisionin “Adi Krasta Show” a e fiton Grida Duma Durrësin, Majlinda Bregu përgjigjet “Nuk e di”. Megjithatë thekson se do ta mbështesë Dumën, ashtu si dhe çdo kandidaturë tjetër të PD-së në zgjedhjet e pushtetit vendor. Megjithatë ajo ka tërhequr vëmendjen e ndikimit të ndarjes së re administrative. “Durrësi me thënë të drejtën është një nga qytetet që PD ka shanse më shumë se ndoshta në zona të tjera për të fituar. Nuk di të them në rastin e diferencës së votave.
Fatos Klosi flet në “RTK” dhe “Epoka e Re”: Shteti shqiptar nuk kishte interes të vritej Ahmet Krasniqi, Hashim Thaçin e kemi arrestuar në Tiranë
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK, ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. “Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar nuk kishin asnjë interes të vritej Ahmet Krasniqi. Meqenëse kjo vrasje ndodhi në territorin shqiptar, shteti shqiptar ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Është absurde të mendosh se shteti shqiptar e bëri atë gjë. Nuk mund ta bënte këtë gjë dhe pse ta merrte këtë përgjegjësi të kotë. Zoti Krasniqi as nuk i prishte e as nuk i ndreqte punë shtetit shqiptar”, ka thënë Klosi.