Majko publikon një foto të Parlamentit të parë shqiptar dhe u drejtohet kolegëve: Një shembull si duhet të jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, duke sjellë në kujtesë një foto të Parlamentit të parë shqiptar, në vitin 1921, fton kolegët e tij për reflektim. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Majko bashkëngjitur fotos së parlamentarëve të atij viti, duke numëruar me radhë emrat e tyre, shkruan se ” fotoja mbetet një shembull se si duhet te jemi dhe çfarë nuk duhet të bëjmë”. Deputeti i PS-së, vlerëson se të gjithë ata deputetë, edhe sot, “ndriçojnë inteligjencë dhe patriotizëm nga largësia e kohës nga vijnë, pavarësisht rezervave që lanë “xhepat” e historisë. Lufta për pushtet dhe pamundesitë e kohës që jetuan i përplasën me njëri-tjetrin duke i dhuruar vetes, vendit dhe kombit në periudhat e mëvonshme dhimbje e lëngata të pamerituara”.
Comments
Bukur paska qene Parlamenti i
<p>Bukur paska qene Parlamenti i viti 1921. Po a zgjati shume ky parlament sa me u marre si shembull sot ?</p>
Add new comment