Fatos Klosi flet në “RTK” dhe “Epoka e Re”: Shteti shqiptar nuk kishte interes të vritej Ahmet Krasniqi, Hashim Thaçin e kemi arrestuar në Tiranë

Postuar në 25 Prill, 2015 01:27

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK, ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë.  “Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar nuk kishin asnjë interes të vritej Ahmet Krasniqi. Meqenëse kjo vrasje ndodhi në territorin shqiptar, shteti shqiptar ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Është absurde të mendosh se shteti shqiptar e bëri atë gjë. Nuk mund ta bënte këtë gjë dhe pse ta merrte këtë përgjegjësi të kotë. Zoti Krasniqi as nuk i prishte e as nuk i ndreqte punë shtetit shqiptar”, ka thënë Klosi.

Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha. Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione, transmeton “Telegrafi”. “Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi. Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike. Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.  “Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.

Ndërkohë në një ntervistë për “Epokën e re”, Klosi ka thënë se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së. “E quaj veten me fat që kam arritur të rreshtohem krah për krah me çunat që e bënë luftën në Kosovë. Lufta e UÇK-së ishte një luftë e madhe për gjithë kombin shqiptar, sidomos për Kosovën”, ka deklaruar Klosi.

 

http://www.zeri.info/aktuale/29892/klosi-flet-per-vrasjen-e-ahmet-krasniqit-video/

http://www.telegrafi.com/lajme/isha-me-fat-qe-e-ndihmova-uck-ne-2-62472.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.