Reagon ashpër Isa Mustafa ndaj intervistës se Fatos Klosit: Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar

Postuar në 25 Prill, 2015 03:42

Reagon ashpër Isa Mustafa ndaj intervistës se Fatos Klosit. Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka replikuar ndaj deklaratave të ish-Shefit të SHIK’ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili ka thënë se me politikën e Rugovës kurrë nuk do të çlirohej Kosova. Mustafa ka thënë se pikërisht ishte figura e Ibrahim Rugovës që ndikoi në çlirimin e Kosovës. “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar. Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, është shprehur Isa Mustafa.

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

Ashtu eshte sic thote Klosi. Po te ishte per Rugoven, sot Kosova do te ishte nen Serbi. Dhe nderkombetaret per kte e donin, Rugoven, per politikene tij paqesore, nga e cile nuk i vinte asnje e keqe as Serbise dhe as Europes.

Ishte UCK ajo qe detyroi SHBA dhe Europen te nderhynte ne Kosove dhe Kosova te fitonte lirine.

Po ky Mustafa keshtu do te flase. Kta kane nostagji per Titon, pervec perpunimit qe u ka ba UDB-ja.

Submitted by Papamihali (not verified) on

Po te ishte per Rugoven, LDK, apo Berishen, apo Azem Hajdarin (ortakun e Arkanit ne kontrabanden e naftes), Serbia do ishte dhe nja 5000 vjet.

Pseudo krueministrat si Bukoshi, pseudo presidentet si Rugova, pseudo luftetaret si FARK-u qe e quajten UCK terroriste dhe bertisnin qe nga Beogradi "Ndaloni bombardimet!" (mos kujtojne se harrohen gjerat) bejne mira ta mbyllin gojen.

Shikoni ne YouTube videon nga gjyqi i Milloshevicit ku deshmitar ishte thirrur Rugova.

Milloshevic - a ishe ti qe erdhe me the: "me fshih se duan te me vrasin ata te UCK-se" ?

Rugova - Une isha, por....

Mjafton kaq!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.