Arkiv-Lajme
Rama: Jemi në rrugën e duhur. Nuk komentoj komentatorët (si Blushi), suksesin do ta tregojë vota më 2017-ën
Në emisionin e Rudina Xhungës në TCH, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve që kanë patur fokus kryesisht zgjedhjet lokale dhe kritikat e deputetit Ben Blushi ndaj mazhorancës. Rama dha optikën e tij për valën e azilit në Gjermani, duke i qëndruar keqkuptimit të njerëzve se Gjermania ka bërë me dije kërkesën për 45 mijë të huaj, “por për ata që zotërojnë zanate shumë specifike dhe që janë të nevojshëm për tregun e punës në atë vend.
“Pa bereqet” vizita zyrtare e Ramës në Gjermani. Nuk firmos marrëveshje, viziton muzeun e Benzit dhe hap një ekspozitë me skica personale
Vizita e kryeministrit Rama në Shtutgart kaloi pa shumë jehonë, ndonëse sipas njoftimit zyrtar preku çështje thelbësore të ekonomisë dhe zhvillimit si arsimi profesional, energjia dhe ambjenti që gjithsesi mbetën në kuadrin e diskutimeve. Zyrtarisht nuk u njoftua për firmosjen e ndonjë marrëveshje gjatë kësaj vizite, ndërsa në axhendën e publikuar të takimeve ishte vetëm biseda me kryeministrin e qeverisë së Baden Wurttemberg, Winfried Kretschmann, në landin e tretë më të madh në Gjermani.
Pas PS-së, edhe PD ekspozon “kandidatët e inkriminuar” nga krahu kundërshtar
Pas deklaratës së ambasadës së SHBA për kandidatë të inkriminuar në këto zgjedhje lokale, PS zbuloi disa emra kandidatësh sipas saj, të dyshimtë, nga rradhët e opozitës. Pasdite ishte rradha e PD-së për ta lexuar me mënyrën e vet qëndrimin e ambasadorit Lu, duke ekspozuar të inkriminuarit e së majtës. Përmes një deklarate, PD përmendi kandidatin socialist për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotka, “që është kallzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove”.
Rama sërish tenton ta “nard-ndokëzojë” Halim Kosovën përmes thënieve të vetë kandidatit
Një dorë ndihme në fushatën elektorale që ende nuk ka nisur zyrtarisht, kandidati i Tiranës për të majtën, Erion veliaj, po e merr nga kryeministri Rama. Ky i fundit ka zgjedhur të thumbojë në distancë kundërshtarin e Veliajt, kandidatin e PD-së Halim Kosova, përmes thënieve të vetë Kosovës. Rama ka gjetur thëniene dytë në rradhë dhe ka postuar një foto me sentencën: “Në rast se kam mundësi të bëj 10 gjëra, unë do të bëj vetëm 5”.
Metafora e Bashës për Ramën: Është kthyer në kryeministrin turist të një populli refugjat
Për të portretizuar kryeministrin Rama lidhur me mënyrën sesi ai po trajton largimet nga vendi, kryetari I opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim në qytetin bregdetar të Sarandës. Basha tha se teksa qytetarët janë në kufijtë e mbijetesës dhe si të vetmen zgjidhje shohin emigrimin, kryeministri është kthyer në një turist që çdo fundjavë bredh rrugëve të Europës.“Keqqeverisja ka marrë trajtat e pashpirtësisë me mënyrën se si godet më të pamundurit.
Bild: Cipras i është lutur Merkelit në prag të falimentimit. Listë premtimesh për kreditorët
Gazeta gjermane Bild ka analizuar sot krizën greke, në një kohë kur brenda më pak se dy javësh Greqia shkon në falimentim. Pasditen e së dielës, kreu i qeverisë, Aleksis Cipras, u detyrua të telefonojë kancelaren gjermane, Angela Merkel për të kërkuar ndihmë në prag të falimentimit. Cipras kërkon një samit emergjence, për të kërkuar paratë e kreditorëve, në mënyrë që arka të mos mbesë bosh. Në këmbim ai do prezantojë një listë me premtime për kreditorët. Në kryeartikullin e vet, Bild thotë se Cipras është zbythur, duke hequr dorë nga premtimet e tij kryesore gjatë fushatës elektorale.
Paratë për kompesimin e energjisë nuk janë pasqyruar me zë të veçantë në buxhet. Fondet me vonesë 6-mujore
1.6 miliardë lekë që u përcaktuan për kompesimin e shtresave në nevojë pas heqjes së fashës 300 kW/h nga tarifimi I energjisë elektrike nuk janë pasqyruar me një zë të veçantë në buxhet. Top Channel raporton se sipas të dhënave që publikon Ministria e Financave, deri në fund të muajit marsit rezulton se buxheti nuk ka shpërndarë asnjë lek për kompensimin e çmimit të energjisë.
Boaz Rodkin, ambasadori i ri i Izraelit në Tiranë
Ambasadori i ri i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Zoti Rodkin pason në detyrë ish-ambasadorin David Cohen dhe shoqërohej në ceremoni nga zëvendësambasadori Tsach Saar. Rodkin mori pjesë disa ditë më parë në Tiranë në një ceremoni kushtuar të rënëve, quajtur “Dita e Kujtesës së të Rënëve”.
s.z
Shkëlzen Maliqi: Faktori shqiptar në Maqedoni duhet të bashkohet, ndryshe Shqipëria e Kosova nuk ndihmojnë dot
Për këshilltarin e kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi, gjendja në Maqedoni është e bllokuar për shkak të bllokimit që vetë faktori politik shqiptar i bën vetes. “Ndoshta do të duhej që BDI-ja të largohej nga qeveria dhe më pas shqiptarët e Maqedonisë të ndërtojnë një koalicion për interes të shqiptarëve atje, të cilin do të mund ta përkrahin Kosova dhe Shqipëria, në kuptimin që të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Maliqi, raporton agjencia INA.
Kandidatët me precedentë penalë, Balla akuzon opozitën, A1 Report rendit tetë emra, mes tyre Grida Dumën
Menjëherë pasi ambasadori i SHBA-së në Tiranë deklaroi se ambasada ka studiuar kandidaturat e këtyre zgjedhjeve për pushtetin lokal, dhe ka vërejtur mes tyre disa kandidatë “me histori të mundshme kriminale”, nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin Taulant Balla, në mbledhjen e sotme të komisionit akuzoi koalicionin e djathtë se ka zgjedhur emra të tillë. Balla deklaroi se në garën për Bashkitë, kandidatë të së djathtës në të kaluarën e tyre kanë precedentë të ndryshëm penalë.