Arkiv-Lajme

Presidenti armen Sarkisian: Ja përse nuk mund ta njohim Kosovën (dhe ekspozon çështjen e Nagorni Karabakut)

Postuar në 28 Prill, 2015 08:28

Armenia është këto ditë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi përkujtoi 100 vjetorin e masakrës së popullsisë së vet nga ushtria turke. Por dje presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian në një emision televiziv vendas ka patur diçka për të sqaruar edhe mbi mosnjohjen e Kosovës nga Erevani zyrtar. Ngërçi armen quhet Nagorni Karabak, një territor me shumicë azere brenda kufijve të vet zyrtarë të cilin nuk e njeh ashtu sikurse shumica e shteteve, por për të cilin po negocion.

"Shekulli” “fton” Blushin të largohet nga PS. Ose “të bëjë stazh te LSI-ja e Ilir Metës”

Postuar në 28 Prill, 2015 06:46

Ka ngritur një tymnajë jo të vogël deputeti Ben Blushi, me kritikat e veta, apo edhe me akuzat për paaftësi ndaj qeverisë aktuale. Por duke qenë se jetojmë në një vend të cilin e kemi njohur që në lindje në gjendje për faqe të zezë, edhe reagimi për problemet e qeverisjes, po del në plan të dytë. Dhe është interesant se problemi “Blushi” po rimerret në këndvështrimin sesa ai prek stabilitetin e të majtës. Apo Unitetin më mirë.

“Snajperi” Çinari padit Petrit Vasilin e LSI-së për deklaratën se Doshi i ka dhuruar apartament të shoqes, kërkon 150 mijë euro

Postuar në 28 Prill, 2015 06:43

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar pas ndryshimit të masës së sigurisë ndaj tij nga Gjykata e Lartë, se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, i pakënaqur nga sjellja e deputetëve ndaj tij. Por edhe një lëvizje tjetër po ndodh nga “fronti Doshi”. Historian is me një shënim në Facebook, ku Tom Doshi është shprehur një muaj më parë se Petrit Çinari është porositur nga babai i Ilir Metës për ta vrarë, duke qenë se sipas Doshit, Çinari ishte një snajperit shumë i mirë, e veç kësaj edhe i njohur me babain e Metës.

Strasburgu vendos: Delijorgji është mbajtur padrejtësisht në burg, shteti ta dëmshpërblejë me 15600 euro

Postuar në 28 Prill, 2015 06:31

Sipas Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg, mbajtja në burg e Mihal Delijorgjit nga data 24 nëntor 2010 deri më 12 mars 2012 është në shkelje të ligjit dhe kërkesa e bërë prej tij në Gjykatë për lirim nuk është shqyrtuar me shpejtësinë e duhur. Kjo ka bërë që Strasburgu të vendosë se Delijorgji duhet të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar me 15.600 euro për mbajtje në burg tej afateve të parashikuara me ligj.

Dalja nga koalicioni, Dule: “Nuk ka lidhje me PDIU-në. Ne jemi të përfaqësuar kudo. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës është përfaqësues ynë”

Postuar në 28 Prill, 2015 05:43

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka dhënë dje një intervistë për Enkel Demin në emisionin “Shih Programin”. Dule është pyetur për daljen nga koalicioni me PS-në dhe nëse kjo është kushtëzuar nga afrimi i PDIU-së dhe ka dhënë këtë përgjigje: “Dalja nga koalicionet janë vendime që nuk janë pa kosto. Ne në 2009 dolëm nga një koalicion ku ishim në qeveri. Për aq kohë sa pikëpamje të caktuara nuk bëhen pjesë e programit të përbashkët të koalicionit, siç është ai i integrimit, ne nuk jemi kundër asnjë force. Nuk iu referova asnje force, as politike, as rajonale, as fisnore.

Tom Doshi lirohet nga arresti shtëpiak, Gjykata e Lartë vendos për detyrim paraqitjeje

Postuar në 28 Prill, 2015 04:00

Deputeti Tom Doshi nuk është i detyruar të rrijë mbyllur në shtëpi me polic tek dera. Gjykata e Lartë ka vendosur të lirojë deputetin nga masë e arrestit shtëpiak dhe të vendosë vetëm “detyrim paraqitje”. Kështu Doshi do paraqitet në prokurori çdo të hënë në orën 10:00. Avokatët mbrojtës vlerësuan se janë të gjitha rrethanat që lejojnë revokimin e masës, sidomos konkluzionet e akt-ekspertimit, ndërsa e quajtën të vonuar moskomunikimin e ndonjë akuze nga prokuroria për klientin e tyre. Doshi kaloi plot një muaj në “arrest shtëpie”.

a.k

Homologu gjerman i Tahirit, Maziere: Asnjë shans pas azil ekonomik. Fluksi i madh mund të sjellë pasoja për Shqipërinë

Postuar në 28 Prill, 2015 03:52

Fluksi i muajve të fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik në Gjermani ka çuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Gjermani, ku ai ka patur një takim me homologun Thomas de Maiziere. Ky  i fundit e bëri të qartë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në Gjermani. Duke e cilësuar një shqetësim të madh, Maiziere tha se numri i larte i azilkërkuesve mund të prodhojë pasoja për vendin tonë.

Tensione mes Kinës dhe Japonisë. Lëvizin edhe SHBA me Rusinë duke rritur ofertën ushtarake

Postuar në 27 Prill, 2015 18:14

Azia është horizonti i ri i tensioneve dhe rivalitetit ndërkombëtar. Përveç problemeve të herëpashershme të Koresë së Veriut, një tjetër çështje, shumë më e ndërlikuar dhe me implikime të mëdha po merr dimensione të reja në Paqësor. Është fjala për rivalitetin kino-japonez që vjen si trashëgimi edhe e përballjeve ushtarake të Luftës së Dytë Botërore. Dhe me sa duket në kushtet e një rendi ndërkombëtar me ekuilibër të paqëndrueshëm, fuqi si Gjermania dhe Japonia, po lejohen të rimarrin një rol më të madh.

Dhoma Amerikane e Tregëtisë anketon biznesin. 56% e kompanive nuk u favorizuan nga sistemi i taksave në vitin 2014, investimet e huaja në rënie

Postuar në 27 Prill, 2015 17:50

Ndryshimet e ndërmarra nga qeveria në sistemin e taksimit gjatë vitit 2014 janë vlerësuar negativisht nga biznesi. Një anketim i kryer nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë jep të dhëna jo shumë inkurajuese për ecurinë  e ekonomisë vitin e kaluar. 56% e biznesit e vlerësoi si të pafavorshme politikën e taksave, 32 % u deklaruan neutral, ndërsa vetëm 8% i panë taksat e vendosura nga qeveria si të favorshme. Tregues të tjerë  që u analizuan ishin ekonomia informale, monopolet dhe konkurrenca e pandershme.

Politika kujtohet për mbrojtjen e dinjitetit...nga komentet online. Bushati: “Po mbrohet një kastë”. Replikë me Bregun: “Nuk ke reaguar kur kryeministri yt denigronte femra”

Postuar në 27 Prill, 2015 16:04

Debat i ndezur në “Opinion” për projektligjin për heqjen e komenteve online, propozuar nga Majlinda Bregu. Gazetari Andi Bushati ka deklaruar se e refuzon këtë “mbrojtje” që ofron ligji në fjalë, pasi “më mjaftojnë këto privilegje që më ka dhënë shoqëria”. Sipas tij me projektin po synohet të “mbrohet kasta”. Majlinda Bregu ka deklaruar se me draftin rregullohet çështja e komenteve dhe mbrohet dinjiteti personal edhe i politikanëve që kanë jetën e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme