Arkiv-Lajme

“Koha Ditore”: Zvarritet procesi, serbët nuk zbatojnë katër pikat e Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile

Postuar në 29 Prill, 2015 02:07

Pesë pika të Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile është dashur të përmbushen deri të martën, por është përmbushur vetëm një nga to. Për implementimin e saj, palë përgjegjëse ka qenë Kosova. Përgjegjës kryesorë për përmbushjen e katër pikave të tjera janë Serbia dhe MC-ja. Implementimi i asnjërës nuk ka marrë start, shkruan sot "Koha Ditore".

Fatos Klosi i përgjigjet Majkos në “Panorama”: Asnjëherë s'e kuptove luftën e Kosovës, urdhrat e tua penguan armët për UÇK

Postuar në 29 Prill, 2015 01:59

Ish-­kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi se ndihet i fyer nga reagimi i Pandeli Majkos për etiketimet e tij si veteran të Luftës në Kosovë. Klosi, iu përgjigj Pandeli Majkos duke i kujtuar se gjatë luftës së Kosovës në krye të qeverisë shqiptare ka penguar me urdhrat që jepte armatosjen e UÇK­së. Duke iu përgjigjur akuzës së Majkos se “Klosi nuk ka luftuar në Kosovë”, ish­kreu i SHISH i kujton atij se si atëherë edhe sot, nuk e ka kuptuar se si është bërë lufta e UÇK­së për çlirimin e Kosovës.

Beteja për punësimin, a po projekton qeveria një eksod të organizuar të shqiptarëve?

Postuar në 28 Prill, 2015 14:52

Lajmotivi që mund të themi se karakterizon qeverinë Rama është  fjala “betejë”.Betejë kundër informalitetit, betejë kundër paligjshmërisë, betejë kundër varfërisë, betejë kundër papunësisë, betejë kundët padrejtësisë e kështu me radhë. Dhe qeveria synon që nga këto beteja të dalë fitimtare ose po të huazojmë një term të së kaluarës të shkojë nga fitorja në fitore.

Reagimi i ambasadës ruse për një deklaratë të MPJ-së. A “merr kot” Tirana zyrtare për t’u rënë në sy aleatëve?

Postuar në 28 Prill, 2015 14:49

Është komentuar dje deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme në përfundim të takimit të ambasadorit rus në Tiranë, Alexander Karpushin, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe të MPJ, Sokol Gjoka, të zhvilluar më 27 prill 2015. Takimi u krye pas ngjarjeve në Maqedoni, ku Rusia reagoi duke akuzuar Shqipërinë dhe Kosovën se po lejojnë akte të tilla. Kjo solli reagimin e diplomacisë  sonë, e cila kritikoi qëndrimin e shprehur nga Rusia, madje thërriti edhe ambasadorin e Rusisë.

Kathimerini: Axhenda nacionaliste e Ramës ka zhgënjyer ndërkombëtarët. Investuan për ardhjen e tij në pushtet sepse besuan se do ishte ndryshe nga Berisha

Postuar në 28 Prill, 2015 13:29

Gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” e ka parë në një këndvështrim të saj qëndrimin e Edi Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ajo thotë se me deklaratat nacionaliste kryeministri shqiptar ka zhgënjyer ndërkombëtarët që besuan dhe investuan te ai si një lider perëndimor që do të udhëhiqte Shqipërinë në familjen euopiane:

Kreu i opozitës maqedonase, Zaev: Kemi të dhëna se ngjarja e Gushnicës është montuar nga pushteti

Postuar në 28 Prill, 2015 13:07

Për kreun e opozitës maqedonase, liderin e LSDM-së Zoran Zaev, incidenti në pikën e kontrollit në Gushincë të Likovës është i skenar i inskenuar nga pushteti aktual në Shkup. Siç njofton Tetovasot, Zaev në një konferencë për shtyp deklaroi se “opozita ka të dhëna të fuqishme se sulmi është i montuar nga pushteti”.

SHBA-Iran, incident me kapjen e një anijeje mallrash në ngushticën e Hormuzit. Një destrojer amerikan monitoron situatën

Postuar në 28 Prill, 2015 11:41

Ndërkohë që në bisedimet me Iranin u shënua progres lidhur me çështjen e programit bërthamor iranian, BBC njofton se marina iraniane ka kapur një anije amerikane mallrash, e cila kishte hyrë në territorin iranian. Referuar agjencisë iraniane Fars, marina e ka shoqëruar mjetin për në portin iranian Bandar Abbas. Por ndërsa Fars thotë se anija amerikane kishte 34 marinarë amerikanë dhe  është sekuestruar për shkelje të ujërave territoriale iraniane, një zëdhënës i Pentagonit e hodhi poshtë këtë version.

Ish shefja e zyrës doganore Sarandë, 1.5 mln USD të pajustifikuara. 14 zyrtarë në prokurori nga ILDKP

Postuar në 28 Prill, 2015 10:20

Si mund ta krijojë me punë ose mënyra të tjera të ligjshme një kryetare e degës doganore një pasuri prej 1.5 milionë dollarë? Kësaj pyetje nuk i ka dhënë përgjigje as ish kryetarja e Degës Doganore Sarandë, Lina Vaso, duke bërë që ILDKPI ta padisë në prokurori, bashkë me 13 zyrtarë të tjerë. Sipas një njoftimi zyrtar i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal. Në listën e zyrtarëve janë edhe dy gjyqtarë, një anëtar i këshillit Mbikqyrës të BSh dhe nëpunës të tjerë, kryesisht tatimorë.  

Mblidhte borxhet për llogari të CEZ, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së administratorit

Postuar në 28 Prill, 2015 09:58

Drejtuesi i një shoqërie të licencuar për mbledhjen e borxheve nga kompania CEZ, ka akumuluar një pasuri që sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, nuk është e justifikuar. Për këtë arsye kjo prokurori ka kërkuar sot nga gjykata konfiskimin e llogarive bankare në shumat totale 3.2 milionë USD dhe 450 mijë të Kastriot Ismailajt, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation ltd”. Kësisoj është regjistruar procedimi për veprën penale të “mashtrimit”, dhe fillimisht, llogaritë bankare janë vendosur në sekuestro preventive.

Agim Baçi i shkruan letër të hapur Mustafa Nanos: Nuk dua as ta besoj se mund të jesh në një krizë dhe të duhet diçka që provokon

Postuar në 28 Prill, 2015 08:48

Padyshim, jo të gjithë janë dakord me një një “show për jofetarë”. Dhe Mustafa Nano, autori i shfaqjes: “Dhe profetët dinë të puthin...” padyshim që e di mirë një gjë të tillë. Dhe në mos pret ta “kryqëzojnë”, (jo si Krishtin) të paktën është në pritje të reagimeve kundra. Vetëm pak ditë pas shfaqjes në fjalë, dhënë në Universitetin e Arteve, ka ardhur dhe një reagim publik, por jo kundër tij si person, madje, sipas këndvështrimit tim, as kundër ideve të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme