Mblidhte borxhet për llogari të CEZ, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së administratorit

Postuar në 28 Prill, 2015 09:58

Drejtuesi i një shoqërie të licencuar për mbledhjen e borxheve nga kompania CEZ, ka akumuluar një pasuri që sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, nuk është e justifikuar. Për këtë arsye kjo prokurori ka kërkuar sot nga gjykata konfiskimin e llogarive bankare në shumat totale 3.2 milionë USD dhe 450 mijë të Kastriot Ismailajt, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation ltd”. Kësisoj është regjistruar procedimi për veprën penale të “mashtrimit”, dhe fillimisht, llogaritë bankare janë vendosur në sekuestro preventive. Mbledhja e borxheve përmes të tretëve është një formulë e aplikuar nga CEZ në periudhën e fundit të veprimtarisë së kompanisë çeke në Shqipëri.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.