Beteja për punësimin, a po projekton qeveria një eksod të organizuar të shqiptarëve?

Lajmotivi që mund të themi se karakterizon qeverinë Rama është fjala “betejë”.Betejë kundër informalitetit, betejë kundër paligjshmërisë, betejë kundër varfërisë, betejë kundër papunësisë, betejë kundët padrejtësisë e kështu me radhë. Dhe qeveria synon që nga këto beteja të dalë fitimtare ose po të huazojmë një term të së kaluarës të shkojë nga fitorja në fitore. Nëse largimet që po ndodhin këto ditë çojnë drejt Europës fëmijë e të rinj, mesoburra e të moshuar , qeveria synon që në një të ardhme të afërt, shqiptarët të ikin nga Shqipëria me një diplomë profesionale që do t’u hapë dyert e punësimit. Ky është edhe qëllimi i betejës për punësimin që e ka zbuluar vetë kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektligjit për zejtarinë. “Arsyeja pse arsimi profesional është i rëndësishëm lidhet drejtpërdrejt me pasjen e një mundësie nesër. Nuk do të mbarojë asnjëherë nevoja e tregut europian për forca të kualifikuara pune, për njerëz që kanë një zanat, për njerëz që përmes zanatit sigurojnë mbajtjen në këmbë të shërbimeve. Mjafton t’ju sjell shembullin e infermiereve. Ka kërkesa të paezauruara sot, në shumë vende të BE për infermiere, por sigurisht për infermiere të kualifikuara, të cilat janë të gatshme të përfshihen në sistem. Zejet dhe zanatet do të jenë një nga armët që do të kenë në dorë të rejat e të rinjtë e sotëm shqiptarë, nesër në tregun e lirë të punës në BE”-, është shprehur Rama. Në këtë kontekst duket se shpresa e qeverisë është që shqiptarët me shkollim profesional ta gjejnë punën në Europë dhe jo në vendin e tyre.
l.m
Comments
Per cdo fjale ose program te
<p>Per cdo fjale ose program te qeverise mund te gjenden "argumente" kunder. Kjo eshte magjia e fjales. Po a do te hyjme ne Evropen e bashkuar ku kufijte do jene simbolik dhe mundesia per punesim eshte kudo? E pra, nese pranojme kete, Rama thote se duke pasur nje zanat, per te cilen ka nevoje ky "vend i madh" Evropa e Bashkuar, atehere mundesite per ta ndertuar nje jete me te mire jane te hapura. Kete po e vertetojne vendet ish komuniste, qe jane pjese e Evropes se Bashkuar si psh Rumania, Bullgaria, Hungaria etj. Nuk e kuptoni kaq gje, apo beni sikur nuk e kuptoni?</p>
Add new comment