Kathimerini: Axhenda nacionaliste e Ramës ka zhgënjyer ndërkombëtarët. Investuan për ardhjen e tij në pushtet sepse besuan se do ishte ndryshe nga Berisha

Gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” e ka parë në një këndvështrim të saj qëndrimin e Edi Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ajo thotë se me deklaratat nacionaliste kryeministri shqiptar ka zhgënjyer ndërkombëtarët që besuan dhe investuan te ai si një lider perëndimor që do të udhëhiqte Shqipërinë në familjen euopiane:
“Edi Rama hyri në skenën politike të Shqipërisë me kurorën e një lideri modern. Si kryetar i bashkisë së Tiranës tregoi se kishte ide të reja dhe një vizion europian. Shumë besuan dhe në veçanti europianët dhe amerikanët se më në fund u gjet lideri që do t’i ndryshonte imazhin e Shqipërisë. Vendi kishte nevojë të udhëhiqej nga një person publik me një kulturë tjetër politike, pasi ndërkombëtarët ishin lodhur duke i tërhequr vëmendjen Berishës sa herë ky i fundit delironte i frymëzuar nga “Shqipëria e Madhe” apo “Natyrale”. Investuan tek Edi Rama me besimin se ai do të udhëhiqte përpjekjen që “vendi i shqiponjave” të hapte një faqe të re, duke përshpejtuar reformimin e strukturave anakronike dhe autoritariste të një shteti partiak dhe të korruptuar.
U zhgenjyen të gjithë. Jo vetëm që mbetën në baltë premtimet për modernizimin e shtetit dhe shoqërisë, por Edi Rama rreh në të njëjtën hava të konfliktit politik dhe nacionalizimit. Kur rrëmbëhet në parlament me kundërshtarët e tij politikë si në një atmosferë rruge, ky është problem i shqiptarëve që durojnë dhe pranojnë të tilla fenomene. Por kur ndërhyn me predikime për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke kërcënuar se “kjo do të ndodhë ose si një proces i kuptueshëm në kuadrin e integrimit të dy vendeve në Bashkimit Europian ose do të realizohet si një reagim ndaj verbërisë dhe plogështisë së Bashkimit Evropian” atëherë ai bëhet i rrezikshëm për stabilitetin rajonal.
Nuk mundet që një kryeministër të jetë injorant në histori, se nëse për t’u hakmarrë ndaj europianëve shkrin kufijtë dhe bashkohet me Kosovën dhe komuniteti ndërkombëtar e pranon, pse mos ta bëjnë këtë edhe shqiptarët e Maqedonisë, serbët e Veriut të Kosovës apo serbët e Bosnjës dhe Kranjës të krijojnë Serbinë e Madhe. Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupton që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian.”-shkruan Kathimerini.
http://www.kathimerini.gr/812620/opinion/epikairothta/politikh/diayeys8hkan-me-ton-rama
l.m
Comments
Keta shovinistet e
<p>Keta shovinistet e Kathimerini,qe per cudi paskan harruar te permendin vetem shqiptaret ne Greqine e veriut( çamet), kane harxhuar shume boje per te impresionuar vec gazetaret e Respublica-s se Muchit, te cilet kerkojne edhe neper kosha plehrash ndonje lajm kunder Rames . Se gjithe te tjeret e kuptojne ku u rreh çekani grekerve "posteuropianiste". </p>
Ore qe ky i gjati i joni ia
<p>Ore qe ky i gjati i joni ia fut kodra pas bregut, eshte e vertete po qe te marr mendjen e ketij grekut nuk me ngjit mo vlla. Dhe e di pse nuk me ngjit se ai ia fut pordhes me shume se Rama. Po si mor gomar krahason shqiptaret e kosoves e shqiptaret e Shqiperise, qe jane te dy shtete, me votues e drejtues te te njejtit komb, rrace e gjak, me ca pakica serbe ne maje te Kosoves, apo ca niper emigrantesh greke ne fund te shqiperise? Serbet e veriut te kosoves, po te ishte per mua i kisha shit per te marre preshev, medvegj e bujanovc. Nuk do ndodhe, po mbase edhe jo, po ky eshte qejfi im. Po per greqishtfolesit e jugut te Shqiperise, askush nuk i ndalon. Kufiri hapur eshte, kushurinjte andej i kane, te marrin delet me vete po te duan sic i moren kur erdhen dhe le te ikin. Edhe ne na behet me mire se te fundja kur te shkojme per turizem andej pari na del ndoj shok a shoqe qe e kemi pas ketej, edhe atyre te shkreteve u bie shpirti rehat.</p>
Add new comment