SHBA-Iran, incident me kapjen e një anijeje mallrash në ngushticën e Hormuzit. Një destrojer amerikan monitoron situatën

Postuar në 28 Prill, 2015 11:41

Ndërkohë që në bisedimet me Iranin u shënua progres lidhur me çështjen e programit bërthamor iranian, BBC njofton se marina iraniane ka kapur një anije amerikane mallrash, e cila kishte hyrë në territorin iranian. Referuar agjencisë iraniane Fars, marina e ka shoqëruar mjetin për në portin iranian Bandar Abbas. Por ndërsa Fars thotë se anija amerikane kishte 34 marinarë amerikanë dhe  është sekuestruar për shkelje të ujërave territoriale iraniane, një zëdhënës i Pentagonit e hodhi poshtë këtë version. Sipas tij, në bord nuk gjendej asnjë shtetas amerikan, ndërkohë që forcat iraniane kishin hipur në bordin e anijes me flamurin e Ishujve Marshall, “MV Maersk Tigris” në Gjirin Persik, në një kohë kur ajo lundtrone në shiritin ujor ndërkombëtar në ngushticën e Hormuzit. Madje mjetet iraniane të patrullimit qëlluan me armë drejt anijes, duke e detyruar atë të hyjë më në thellësi të ujërave iraniane. Mësohet se gjendjen po e ndjek një destrojer i marinës amerikane.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.