“Koha Ditore”: Zvarritet procesi, serbët nuk zbatojnë katër pikat e Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile

Postuar në 29 Prill, 2015 02:07

Pesë pika të Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile është dashur të përmbushen deri të martën, por është përmbushur vetëm një nga to. Për implementimin e saj, palë përgjegjëse ka qenë Kosova. Përgjegjës kryesorë për përmbushjen e katër pikave të tjera janë Serbia dhe MC-ja. Implementimi i asnjërës nuk ka marrë start, shkruan sot "Koha Ditore". Në mkëtë mënyrë, nuk janë demontuar apo dorëzuar policisë katër pikat e vëzhgimit të MC-së në veri, përfshirë edhe atë te ura qendrore e lumit Ibër, si dhe institucionet kosovare nuk janë vënë në dijeni për asetet në shfrytëzim që ka MC-ja, por as BE-ja nuk ka marrë dëshmi të shkruara nga Beogradi zyrtar se pjesëtarët e kësaj strukture janë hequr nga lista e pagave dhe se MC-ja është hequr nga sistemi i Serbisë. Deri tani është formuar vetëm Paneli që do të bëjë selektimin e pjesëtarëve të MC-së që do të integrohen në institucione të Kosovës. Marrëveshja kërkonte që paneli të formohej më së largu më 27 prill, kur edhe duhej të mbahej mbledhja e parë. Sipas Marrëveshjes, ky mekanizëm do të përbëhet nga katër anëtarë: dy anëtarë të institucioneve të Kosovës; një përfaqësues nga ish-Mbrojta Civile dhe një përfaqësues nga BE-ja, raporton “Koha Ditore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.