Arkiv-Lajme
Kritika nga prof. Beci për “abetaren kombëtare”. Ministria e Arsimit shmang replikat si ato ndaj Artan Fugës...
Para disa ditësh bëri njëfarë buje një deklaratë e zv.ministrit të Arsimit, Arbër Mazniku, i cili replikonte ndaj kritikave të Artan Fugës për ligjin e ri për Arsimin e Lartë, duke u shprehur tekstualisht se “Artan Fugës i ka marrë koka erë”. Në një vend si Shqipëria, ku qasjet publike shpesh i përshtaten koniunkturës apo interesave, është e vështirë të dallosh se kush beson çfarë, qoftë edhe për thënie të tilla. Pra janë të paktë ata që do t’i tërhiqnin veshin zv.ministrit që kapardiset me deklarata të tilla. Nuk pati madje asnjë kundërvënie, përveç Fugës vetë.
Intervista/Filozofi Jacques Rancière: "Kuptimi i laicitetit është manipuluar...E majta ndodhet në humnerë. Roli historik i Partisë Socialiste ka qenë të vriste të majtën
Sipas filozofit Jacques Rancière, një numër i të ashtuquajturve intelektualë “republikanë” i kanë hapur derën Frontit Nacional prej disa kohësh. Në një intervistë me Éric Aeschimannm, Rancière tregon si kanë devijuar vlerat universale në favor të debatit ksenofobik.
Kandidatët e inkriminuar, reagon zv.kryeministri: “Kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, foli sot për kandidatë të inkriminuar në garën elektorale të 21 qershorit. Duke shtuar madje se po komunikohet për këtë çështje me kryetarët e partive. Nuk kaluan disa orë dhe erdhi reagimi i parë nga zv.kryeministri Niko Peleshi. “Do marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë për të verifikuar pastërtinë apo historinë e çdo kandidati. Ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”, tha Peleshi.
Regjistrohen dy koalicionet kryesore: Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet. PS bashkon kontributet me 37 parti
Dy koalicionet kryesore për zgjedhjet e 21 qershorit, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Koalicioni i parë, drejtuar nga PS, përfshin 37 parti, duke lënë jashtë edhe Partinë Kristiandemokrate të Mark Frrokut. Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD-ja, përfshin 15 parti.
s.z
SHIK-u i Klosit dhe qeveria Nano e mbështetën qartazi luftën e Kosovës, shkruan dëshmitari i takimeve sekrete
Në një artikull për gazetën Dita, gazetari Bedri Islami, këtë herë në rolin e drejtuesit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, partisë që i parapritu dhe themeloi UÇK-në në Kosovë, ka hedhur dritë mbi rolin e institucioneve të shtetit shqiptar në vitin 1998, në ndihmën për fuqizimin e luftës çlirimtare. Islami thekson mbështetjen e shefit të SHIK, Fatos Klosi, për krahun e luftës në Kosovë, dhe flet për takimet sekrete të krerëve të lëvizjes me Klosin, kryeministrin Nano, ministrat Brokaj, Teta, presidentin Meidani etj. “Takimi me Klosin qe i shkurtër, i qartë dhe disi befasues.
Ndryshime në strukturat drejtuese, Ardian Çipa ikën nga drejtoria e policisë së Tiranës, e zëvendëson Ervin Hodo
Lëvizje të tjera të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Mësohet se Ervin Hodo do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ardian Çipën, i cili do të kalojë si zëvendësdrejtor i Krimeve të Rënda. Ndryshime të tjera që bëhen pas largimit të drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi dhe zëvendësimit të tij nga Haki Çako, janë disa lëvizje paralele, ku Neritan Nallbati do të kalojë nga policia e Elbasanit si drejtor i Policisë së Fierit, duke u zëvendësuar nga Alfred Çepe në Policinë e Elbasanit.
Grabitet në autostradë makina e sigurisë së një banke; autorët marrin paratë pastaj djegin mjetin e tyre
Një makinë sigurie e një kompanie private, e ngarkuar me para, është grabitur në mënyrë spektakolare në autostradën Tiranë-Durrës. Autorët e krimit i kanë prerë rrugën makinës, kanë marrë paratë dhe pasi janë larguar, e kanë braktisur mjetin duke i vënë zjarrin. Ky është rasti i dytë, kur firmat e sigurisë dorëzohen përpara hajdutëve, ndërkohë që ende nuk është zbuluar grabitja me shumën e specifikuar prej 6 milionë eurosh në një filian banke tek Stacioni i Trenit. Pritet të mësohet shuma e grabitur në autostradë.
a.k
Donald Lu: Këto zgjedhje kemi identifikuar kandidatë me histori të mundshme kriminale!
“Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë". Deklaratën e mësipërme e ka bërë ambasadori i SHBA në Tiranë Doland Lu, i cili tha se SHBA-të do të japin më shumë se gjysmë milionë dollarë mbështetje për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve.
Debatet Klosi-Mustafa, Berisha provon të thotë diçka: “Fatos Klosi, agjent i shërbimeve të huaja”
Debatet e Fatos Klosit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, janë bërë pjesë e axhendës së përnatshme të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që nuk e kursyer një status në Facebook. Por nuk ka kursyer as zbulimet që merr përsipër të postojë. “Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves.
Nafta e vendit zëvendëson një pjesë të importit, por çmimi mbetet sërish i lartë!
Importet e karburanteve këtë vit kanë rënë me 20 për qind. Kjo pohohet nga shoqata e Hidrokarbureve që, sipas revistës “Monitor”, konfirmon se zhdoganimet e karburanteve janë zëvendësuar me naftë vendi. Shifrat e konsumit tregojnë për një rritje 5 mijë tonë krahasuar me tremujorin e parë 2014. Nafta që nxirret në vend po përmbush nevojat e konsumit të brendshëm me rreth 30 per qind, pas hyrjes në punë të ish-rafinerisë shtetërore ARMO.