SHIK-u i Klosit dhe qeveria Nano e mbështetën qartazi luftën e Kosovës, shkruan dëshmitari i takimeve sekrete

Në një artikull për gazetën Dita, gazetari Bedri Islami, këtë herë në rolin e drejtuesit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, partisë që i parapritu dhe themeloi UÇK-në në Kosovë, ka hedhur dritë mbi rolin e institucioneve të shtetit shqiptar në vitin 1998, në ndihmën për fuqizimin e luftës çlirimtare. Islami thekson mbështetjen e shefit të SHIK, Fatos Klosi, për krahun e luftës në Kosovë, dhe flet për takimet sekrete të krerëve të lëvizjes me Klosin, kryeministrin Nano, ministrat Brokaj, Teta, presidentin Meidani etj. “Takimi me Klosin qe i shkurtër, i qartë dhe disi befasues. Ai, pa asnjë drojë e ndjente luftën thellësisht si pjesë të vetes dhe e kishte marrë përsipër edhe më shumë nga sa ishte detyra e tij apo ia lejonin kontaktet ndërkombëtare”, shkruan B.Islami.
Ky sqarim është bërë në kuadrin e replikave të fundit për kontributin ndaj luftës së Kosovës, mes Klosit dhe kryeministrit aktual të Kosovës Isa Mustafa.
a.k
Add new comment