Nafta e vendit zëvendëson një pjesë të importit, por çmimi mbetet sërish i lartë!

Postuar në 26 Prill, 2015 13:56

Importet e karburanteve këtë vit kanë rënë me 20 për qind. Kjo pohohet nga shoqata e Hidrokarbureve që, sipas revistës “Monitor”, konfirmon se zhdoganimet e karburanteve janë zëvendësuar me naftë vendi. Shifrat e konsumit tregojnë për një rritje 5 mijë tonë krahasuar me tremujorin e parë 2014. Nafta që nxirret në vend po përmbush nevojat e konsumit të brendshëm me rreth 30 per qind, pas hyrjes në punë të ish-rafinerisë shtetërore ARMO.

Artikulli i plotë: http://www.monitor.al/rikthimi-ne-treg-i-naftes-made-in-albania-2/

Zona e Patos-Marinzës konsiderohet si një nga zonat naftëmbajtëse më të mëdha në Europë, megjithatë cilësia e naftës shqiptare është e ulët e kërkon përpunim. Pjesa më e madhe e prodhimit transferohet jashtë vendit për përpunim ndërsa vetëm një pjesë e saj mbetet në vend. Por edhe pse jemi vend me prodhim të konsiderueshëm nafte, për çudi, jemi edhe një ndër vendet që e paguajmë më shtrenjtë atë. Kësaj, i shtohet fakti tjetër, që në kushtet kur pjesa më e madhe e kërkesës së tregut bazohet mbi importe, sërish çmimi nuk reflekton uljet në tregun ndërkombëtar.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.