Debatet Klosi-Mustafa, Berisha provon të thotë diçka: “Fatos Klosi, agjent i shërbimeve të huaja”

Postuar në 26 Prill, 2015 16:00

Debatet e Fatos Klosit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, janë bërë pjesë e axhendës së përnatshme të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që nuk e kursyer një status në Facebook. Por nuk ka kursyer as zbulimet që merr përsipër të postojë. “Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves. Duke denuar sulmet dhe trillimet e ulta te Fatos Klosit njoftoj opinionin se:
- Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja.
-Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare!
- Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale. Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet dhe me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarine e tij kriminale!”, shkruan Berisha që ka qenë dikur edhe President i vendit. Qesharake pra që ky hetim i kërkohet dikujt tjetër, kur shumë mirë Berisha mund ta kishte nisur vetë, kur kishte punët e këtij vendi në dorë.
s.z

Comments

Submitted by Dyshyesi (not verified) on

<p>Klosi edhe mund te jete agjent i ndonje zbulimi te huaj, mirepo e thene nga Berisha, njerezit mendojne: -&quot;Perderisa e akuzon Berisha, do te thote qe Klosi eshte i paster. Nuk eshte agjent i ndonje zbulimi te huaj&quot;.</p>

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Njerezit ne fakt mendojne ca me thjeshte: &nbsp;Mqs Berisha cdo menxyre qe ka bere vete ja ngjesh kundershtareve te tij, me ne fund e provoi qe ka qene vete agjent i sherbimeve sekrete (serbe). &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.