Arkiv-Lajme

Bregu: Nuk e kisha menduar se nisma ime për komentet në portale do të ngjallte kaq diskutime

Postuar në 26 Prill, 2015 13:00

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu që ka propozuar nismën ligjore për dënimin e komenteve fyese në median on-line shprehet se  nuk e kishte menduar se ato do të shkaktonin kaq shumë reagim në opinionin publik. Kjo, pasi ky  propozim është një praktikë europiane, që sipas deputetes Bregu do të fokusohet tek fshirja e komenteve që sulmojnë personin. ”Nuk e kisha menduar se në momentin që bëra projekt-ligjin do të ngjallte kaq diskutime.

Gazeta "Shqip": Mustafa Nano në rolin e ri të një showman-i

Postuar në 26 Prill, 2015 12:42

Dario Fo, shkrimtar, dramaturg, aktor dhe fitues i çmimit “Nobel” 1997 në Letërsi, është ndër më të njohurit në Europë kur bëhet fjalë për shfaqje skenike të gjinisë “One Man Show”. Shqipëria ende nuk e ka një Dario Fo, por ndoshta do ta ketë në një të ardhme. Gazetari dhe publicisti Mustafa Nano në sallën e Akademisë së Arteve mund të mos jetë një Dario Fo i ardhshëm i skenës së stand up comedy, po ama ishte një “Show man” që për më shumë se një orë e mbajti të mbërthyer publikun”, me monologun “Dhe profetët… dinë të puthin”.

Revista “Monitor” shkruan se është hapur hetim për tregun e vezëve

Postuar në 26 Prill, 2015 11:32

“Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës njofton për fillimin e procesit të hetimit paraprak për një kartel të mundshëm në shitjen e vezëve pas rritjes së çmimit me 30%”. Kjo raportohet nga revista ekonomike “Monitor”, e cila që prej fundit të vitit të kaluar kishte paralajmëruar për rritjen e menjëhershëm të cmimit të tyre.

Kontrolle të rrepta në burgje, por të dënuarit shqiptarë rezultojnë me adresa e postime në “Facebook” dhe me celularë

Postuar në 26 Prill, 2015 10:56

“Rrjetet sociale në burg nuk janë një mollë e ndaluar. Mjafton të klikosh në Facebook për emra të njohur të botës së krimit, e për të dënuar të përjetshëm dhe disa i gjen fare lehtë”. Kështu nis kronika e “Top Channel” që analizon fenomenin e përdorimit të celularëve e të internetit nga të burgosurit.

Deklaratat te “Komiteti”, replika të forta mes Isa Mustafës e Fatos Klosit

Postuar në 26 Prill, 2015 08:52

Deklaratat e ish kreut të shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi në emisionin “Komiteti”, prodhim i gazetës “Express” për “RTK-në” kanë shkaktuar shkaktuar debate dhe polemika të forta. Klosi ka deklaruar në emision se “Ibrahim Rugova udhëhiqte një politikë pa krye”, çka ka sjellë reagimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Policia maqedonase, aksion në fshatrat e banuara me shqiptarë

Postuar në 26 Prill, 2015 07:45

Forca të shumta policore maqedonase janë futur sot në fshatin e banuar me shqiptarë në Malinë te Shkupit. Banorët e këtij fshati i thanë RTK-së , nëpërmjet telefonit, se qindra policë të armatosur janë futur mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe po kontrollojnë shtëpitë, kurse mbi fshat po fluturojnë helikopterë të policisë maqedonase.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=28451

Lutje për azilkërkuesit: Mos ikni! Nuk e bëjnë të huajt Shqipërinë

Postuar në 26 Prill, 2015 06:41

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, njëherësh arqipeshkëv i Dioqezës Shkoder – Pult, Angelo Massafra ka drejtuar një lutje të veçantë mbi situatën e eksodit masiv që po kalon vendi. Massafra ka rikthyer në fjalimin e tij mesazhin e Papa Gjon Palit të Dytë  dhe ka evidentuar se “të mirën e kombit nuk e bëjnë vetëm të huajt”.

Partia e çamëve nuk u përça për çështjen çame...

Postuar në 26 Prill, 2015 05:38

Kishte disa ditë që përflitej, por dje u konfirmua: Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, njohur ndryshe edhe si partia e çamëve, është përçarë. Shpëtim Idrizi, kryetari, deklaroi se partia mbetet kompakte, duke shtuar se që këtej e tutje, ajo do të jetë pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Pak më tej, lajmi kryesor: PDIU ka marrë katër zv.ministra dhe katër drejtori. Përkundrejt këtij versioni, deputeti tjetër, Dashamir Tahiri, ka deklaruar se nuk ka kompromis me çështjen çame dhe se ai mbetet pranë opozitës.

Todenhöfer: IS nuk mund të mundet me luftë, duhet zgjidhje politike

Postuar në 26 Prill, 2015 05:12

Publicisti Jürgen Todenhöfer thotë se ISIS nuk mund të mundet me luftë. Ai ka qenë për 10 ditë për të ndjekur nga afër zhvillimet e IS  dhe të hënën ai do të prezantojë edhe librin e tij për këtë udhëtim. “DW” ka biseduar me autorin, i cili gjatë intervistës mbështet tezën se për këtë problematikë nuk duhen zgjidhje ushtarake por politike.

Kufoma u transportua me kamionçinë, drejtori i spitalit dhe dy mjekë procedohen penalisht

Postuar në 26 Prill, 2015 03:37

Policia ka nisur procedim penal ndaj drejtorit të spitalit të Lezhës dhe ndaj dy mjekëve, në lidhje me skandalin e transportimit të kufomës me kamionçinë nga policia pas refuzimit për dërgimin e autoambulancës për të transportuar kufomën. “Ora News” raporton se procedimi penal nisi ndaj Nevruz Bares, drejtori i spitalit dhe ndaj P. L, vjeç 42, banues në Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A B vjeç 43 , banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme