Kontrolle të rrepta në burgje, por të dënuarit shqiptarë rezultojnë me adresa e postime në “Facebook” dhe me celularë

Postuar në 26 Prill, 2015 10:56

“Rrjetet sociale në burg nuk janë një mollë e ndaluar. Mjafton të klikosh në Facebook për emra të njohur të botës së krimit, e për të dënuar të përjetshëm dhe disa i gjen fare lehtë”. Kështu nis kronika e “Top Channel” që analizon fenomenin e përdorimit të celularëve e të internetit nga të burgosurit.

Në kronikë sillet rasti i Zani Çaushit, një i dënuar i përjetshëm që rezulton se ka një llogari të veten në “Facebook”, ashtu sikurse edhe Dritan Dajti që ka postuar edhe një foto që ka shkrepur në burg. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i marrë në intervistë për këtë çështje shprehet se, ka raste kur këto llogari hapen nga mbështetës të të dënuarve apo familjarë, por edhe vetë të dënuarit përdorin telefona, të futur në mënyra nga më të ndryshmet në burg, për të komunikuar me njerëzit jashtë.

Kronika e plotë: http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=297710#k1

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.