Policia maqedonase, aksion në fshatrat e banuara me shqiptarë

Postuar në 26 Prill, 2015 07:45

Forca të shumta policore maqedonase janë futur sot në fshatin e banuar me shqiptarë në Malinë te Shkupit. Banorët e këtij fshati i thanë RTK-së , nëpërmjet telefonit, se qindra policë të armatosur janë futur mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe po kontrollojnë shtëpitë, kurse mbi fshat po fluturojnë helikopterë të policisë maqedonase.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=28451

Ndërsa “Zhurnal” raporton se në aksionin policor në fshatin Malinë, i cili gjendet në afërsi të fshatit Brezë dhe Gushincë, sipas informacioneve që ka ministria e Brendshme, dyshohet se aty gjenden persona të lidhur me sulmin në stacionin policor në Gushincë.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=154261115254

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.