Revista “Monitor” shkruan se është hapur hetim për tregun e vezëve

“Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës njofton për fillimin e procesit të hetimit paraprak për një kartel të mundshëm në shitjen e vezëve pas rritjes së çmimit me 30%”. Kjo raportohet nga revista ekonomike “Monitor”, e cila që prej fundit të vitit të kaluar kishte paralajmëruar për rritjen e menjëhershëm të cmimit të tyre.
“Paralajmërimi i revistës “Monitor” në fund të vitit të kaluar për rritjen e menjëhershme të çmimit të vezëve nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës në raportimin vjetor në Kuvend ka njoftuar deputetët se “për vitin 2015 është realizuar monitorimi në tregun e prodhimit dhe shitjes së vezëve, për të cilin është vendosur hapja e procedurës së hetimit paraprak (http://www.parlament.al/web/Procesverbalet_10056_1.php )” shkruan revista.
Tregu i vezëve ishte shfaqur problematik në nëntorin e vitit 2014 kur mediat raportuan për shtrenjtimin e menjëhershëm të çmimit të vezëve, i cili arriti një rekord 18-20 lekë për kokërr, me një rritje rreth 4 lekë/kokërr. Sipas vendimit që “Monitor” disponon nga prodhuesit e vezëve në Rrethin e Durrësit, kryesisht po hetohet në zonën e Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës ku janë të vendosura dhe pularitë kryesore, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse do të hetohet edhe për importin e vezëve kryesisht nga Italia.
Artikulli i plotë: http://www.monitor.al/hapet-hetimi-per-tregun-e-vezeve-2/
n.k
Add new comment