Lutje për azilkërkuesit: Mos ikni! Nuk e bëjnë të huajt Shqipërinë

Postuar në 26 Prill, 2015 06:41

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, njëherësh arqipeshkëv i Dioqezës Shkoder – Pult, Angelo Massafra ka drejtuar një lutje të veçantë mbi situatën e eksodit masiv që po kalon vendi. Massafra ka rikthyer në fjalimin e tij mesazhin e Papa Gjon Palit të Dytë  dhe ka evidentuar se “të mirën e kombit nuk e bëjnë vetëm të huajt”.

“Të mos harrojmë atë që Papa Gjon Pali i 2-të na ka thënë që shqiptarët ta duan veten e vet, që të rinjtë të mos largohen. Të mirën e kombit nuk e bëjnë vetëm të huajt. Të mirën e ndërtojmë ne sëbashku me sakrificë, vullnet të mirë dhe me angazhim” është shprehur Massafra, sipas “Ora News”.

http://www.oranews.tv/vendi/nje-lutje-per-azilkerkuesit-mos-ikni-nuk-e-bejne-te-huajt-shqiperine/

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.