Todenhöfer: IS nuk mund të mundet me luftë, duhet zgjidhje politike

Publicisti Jürgen Todenhöfer thotë se ISIS nuk mund të mundet me luftë. Ai ka qenë për 10 ditë për të ndjekur nga afër zhvillimet e IS dhe të hënën ai do të prezantojë edhe librin e tij për këtë udhëtim. “DW” ka biseduar me autorin, i cili gjatë intervistës mbështet tezën se për këtë problematikë nuk duhen zgjidhje ushtarake por politike.
“Mund të ketë vetëm një zgjidhje politike. Zgjidhje ushtarake nuk do të ketë. Këtu nuk ndihmojnë as sukseset ushtarake për të cilët flasin amerikanët. Pak orë pas Tikritit, për të cilin amerikanët thonë se “është pastruar“, IS e ka marrë vendin Ramadi, që është shumë më i madh. Ndërkohë ka marrë edhe të gjithë provincën Anbar dhe pjesë të Libisë. Po kryhen sulme edhe në Afganistan. Ky është një fenomen si kanceri, ndaj mendoj se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake. IS mund të fitohet vetëm nëse sunitët të cilët në Irak përbëjnë rreth 35% të popullatës, ndjehen sërish të barabartë dhe integrohen në një zgjidhje politike në Irak. Pa pajtimin nacional nuk do të ketë zgjidhje” shprehet ai. E sa i përket eksperiencës 10 ditore që zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar, Todenhöfer e cilëson IS si armatën më e rrezikshme terroriste në historinë moderne.
“Pas këtyre dhjetë ditësh, dhe profesionalitetit që kam parë atje, fanatizmit të tyre, mund të apeloj tek qeveria federale që të angazhohet për një zgjidhje politike në Irak dhe në Siri. Kjo do të thotë se sunitët duhet të kenë më shumë të drejta. Pas konstatimit atje se e gjitha ajo që përfaqëson IS nuk ka të bëjë fare me fenë islame, të gjithë të rinjve në Perëndim mund t'ju them: mos shkoni atje. Kjo nuk ka të bëj asgjë me fenë islame. Asgjë. Ju e dëmtoni kështu fenë tuaj. Në esencë, ky nuk është ndonjë shtet islamik, por një shtet anti-islamik, i cili do të duhej të quhej në fakt Shteti Anti-Islamik (AIS)” shprehet Todenhöfer.
Intervista e plotë: http://www.dw.de/is-nuk-mund-t%C3%AB-mundet-me-luft%C3%AB/a-18408673
n.k
Add new comment