Arkiv-Lajme
“Doshi”, ankesë në Kushtetuese për t’u rikthyer në Parlament, avokatët: Janë shkelur dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e personit
Avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi dorëzuan këtë të premte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e ligjshmërisë të ndalimit të deputetit dhe lejimin e tij për t’u rikthyer në Parlament. “Kërkojmë të shfuqizohet si antikushtetues, qoftë vendimi i Kuvendit, qoftë edhe i Kolegjit Penal. Janë shkelur dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e akteve ndërkombëtare që garantojnë lirinë e personit”, tha për mediat avokati Vladimir Meçi.
Stefan Çipa shpërthen ne facebook: Më shkulën me dhunë nga kandidimi
Kryebashkiaku aktual i Sarandës, Stefan Çipa shpërthen për moskandimin për një mandat tjetër në këtë qytet. Në një status të gjatë në facebook ai flet për sondazhe të falsifikuara që e nxorrën atë humbës përballë kandidates së zyrtarizuar tashmë. “Ju kam ndjerë kaq pranë këto ditë të zhgënjimit më të madh që mora nga rezultati i përmbysur i garës së zhvilluar brenda PS për kandidat të saj për kreun e Bashkisë së Sarandës.
Përkujtohet 64 vjetori i forcave ajrore, Koçi: Anëtarësimi i vendit në NATO, një nga sfidat e rëndësishme të FA
Me rastin e e 64-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në ambientet e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u zhvillua sot një ceremoni. Ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë të Forcës Ajrore, ish-drejtues të Aviacionit Luftarak Shqiptarë ndër vite, ish-pilot dhe veteranë të kësaj arme, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Edita Tahiri thotë se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë
Ministrja Edita Tahiri ka thënë se prej vitit të kaluar Serbia është e bllokuar për shkak se nuk po i respekton marrëveshjet e arritura me Kosovën. Ajo ka treguar se çdo marrëveshje e bërë me Serbinë është nënshkruar mbi parimin e reciprocitetit. Por, Tahiri ka thënë se ka ngecje të zbatimit të marrëveshjes për shkak se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. “Ndonjëherë s’është mirë të përmendet kjo por po e them se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Tahiri, citon gazeta “Express”.
Mesila Doda e revoltuar me ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve: Gjysma e Kuvendit me sigurimsa
Mesila Doda duket shumë e revoltuar me ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve. Deputetja demokrate tha për “Sot” se në ligj janë bërë ndryshime, në mënyrë që dosjet të mos hapen për pushtetarët. “Nga lista për hapjen e dosjeve janë hequr edhe deputetët. Këtë e bënë sepse gjysma e spiunëve janë brenda. Deputetët nuk e kalonin ndryshe ligjin, do e votonin kundër. Është shumë e thjeshtë, spiunët i ke brenda në Parlament. Kjo është poshtërsia më e madhe. Të mbrosh deputetët spiunë dhe të heqësh ato hallexhinjtë që mund të kenë qenë të shtrënguar për 1001 arsye, kjo është çmenduri.
Armeni, përkujtohen viktimat e masakrave të vitit 1915, Obama shmang me mjeshtëri termin genocid
Ceremoni të ndryshme kremtuese kanë nisur në Armeni me rastin e 100-vjetorit të masakrave të vitit 1915. Vrasjet masive të xhonturqve, për Armeninë nuk mund të përkufizohen veçse si genocid, por, Turqia këtë fjalë nuk e pranon. Ngërçi i ka tensionuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve. Ankaraja mohon edhe shifrën e 1.5 milionë të vdekurve, për të cilën armenët shprehin bindje të plotë. Në nder të viktimave, në memorialin kushtuar atyre në periferi të kryeqytetit armen Erevan, u vendosën kurora me lule e u mbajt një minutë heshtje.
“Monitor” flet për zhgënjimin e të kthyerve nga emigrimi, pse gjendja financiare është keqësuar: Tre arsyet pse ata nuk investojnë në vendin e tyre
Sipas një vrojtimi të INSTAT rezulton që në Shqipëri në periudhën 2009-2013 janë kthyer gjithsej 133.544 shtetas shqiptarë të moshës 18 vjeç e lart. “Monitor” thotë se situata financiare e të kthyerve krahasuar me atë jashtë vendit në kohën e vrojtimit ka ndryshuar ndjeshëm. Shumica e të kthyerve shohin situatën e tyre financiare të pandryshuar (41.3%), 38.8% e tyre kanë situatë financiare më të rënduar pas kthimit, ndërsa vetëm për 20% situata financiare është përmirësuar.
Maqedoni, treni shtyp 14 emigrantë. Ishin ndalur për të pushuar në shina, disa i kishte zënë gjumi
Udhëtimi drejt Europës rezultoi fatal për 14 klandestinë somalezë, afganë dhe sirianë që po kalonin ilegalisht nga Maqedonia. Ata u shtypën nga një tren teksa ishin ndalur për të pushuar në hekurudhën Shkup-Veles. Sipas mediave maqedonase në momentin kur është afruar treni kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga Somalia, Afganistani dhe Siria. 14 prej tyre nuk kanë mundyr të reagojnë në kohë, duke mbetur në shinat e trenit. Në këtë aksident lëndime më të lehta kanë marrë edhe 8 persona të tjerë, për të cilët dyshohet se janë familjarë të të vdekurve.
Takimet Prishtinë-Beograd, BE-ja finalizon planin për urën mbi Ibër: Do të hapet për lëvizjen e lirë
“Koha Ditore” shkruan sot se Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka përfunduar planin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe ai u është prezantuar kryeministrave Mustafa e Vuçiç në takimin e fundit në Bruksel. Sipas asaj që kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, heqjes së barrikadës-park mbi lumin Ibër do t’i paraprijë edhe një takim i fundit mes Prishtinës e Beogradit. “Plani për rivitalizimin e urës është kryer nga Bashkimi Evropian.
Prokurori në spital për të pyetur Mark Frrokun. Deputeti i arrestuar: S’kam asgjë për të thënë
“Panorama online” raporton se një nga prokurorët që po hetojnë dosjen “Doshi” kanë shkruar mëngjesin e sotëm në spitalin privat ku po ekzaminohet pas problemeve me zemrën deputeti Mark Frroku, në masë sigurie “arrest me burg”. Mësohet se Frroku është pyetur për detaje të tjera në dobi të hetimit për çështjen në fjalë, por nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. Burime bëjnë me dije se Frroku ka deklaruar se “nuk ka asgjë tjetër për të thënë për këtë çështje”, duke shtuar se “i qëndron të gjitha deklaratave që ka dhënë më parë në organin e prokurorisë, gjatë kohës që është thërritur për të dëshmuar”.