“Doshi”, ankesë në Kushtetuese për t’u rikthyer në Parlament, avokatët: Janë shkelur dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e personit

Postuar në 24 Prill, 2015 08:05

Avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi dorëzuan këtë të premte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e ligjshmërisë të ndalimit të deputetit dhe lejimin e tij për t’u rikthyer në Parlament. “Kërkojmë të shfuqizohet si antikushtetues, qoftë vendimi i Kuvendit, qoftë edhe i Kolegjit Penal. Janë shkelur dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e akteve ndërkombëtare që garantojnë lirinë e personit”, tha për mediat avokati Vladimir Meçi. Si Meçi dhe avokati tjetër mbrojtës i Doshit, Ferid Muçaj, pretendojnë se vendimi i Parlamentit ndaj deputetit është i paligjshëm, e për rrjedhojë, Doshi duhet t'u rikthehet funksioneve të tij parlamentare si person i zgjedhur dhe jo i emëruar. Deputeti Tom Doshi ndodhet në arrest shtëpie dhe po hetohet për kanosje, deklaratë dhe kallëzim të rremë.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ende nuk e kupton Tom Doshi se ka qene nji kukull dhe se mbas perdorimit kukulla hidhet !!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.