“Monitor” flet për zhgënjimin e të kthyerve nga emigrimi, pse gjendja financiare është keqësuar: Tre arsyet pse ata nuk investojnë në vendin e tyre

Sipas një vrojtimi të INSTAT rezulton që në Shqipëri në periudhën 2009-2013 janë kthyer gjithsej 133.544 shtetas shqiptarë të moshës 18 vjeç e lart. “Monitor” thotë se situata financiare e të kthyerve krahasuar me atë jashtë vendit në kohën e vrojtimit ka ndryshuar ndjeshëm. Shumica e të kthyerve shohin situatën e tyre financiare të pandryshuar (41.3%), 38.8% e tyre kanë situatë financiare më të rënduar pas kthimit, ndërsa vetëm për 20% situata financiare është përmirësuar. Pas kthimit të tyre në Shqipëri, pjesa dërrmuese e të kthyerve nuk ka ndërmarrë ndonjë investim, 92% kundrejt 8% që kanë investuar për të realizuar të paktën një projekt. “Monitor” thotë se Tre arsye janë më të qarta shpjegon arsyet pse të kthyerit nuk kanë investuar në vendin e tyre: 1. Kapital i pamjaftueshëm, që kufizon disponueshmërinë e burimeve financiare të nevojshme për të filluar një biznes; 2. Mungesa e ndonjë planifikimi paraprak për të bërë ndonjë investim në Shqipëri; 3. Mungesa e përvojës dhe trajnimit për investimin; Mes arsyeve të përmendura, të dhënat tregojnë që kufizimet administrative dhe institucionale si edhe tregu i pamjaftueshëm janë arsye që nuk kanë lehtësuar investimet, shkruan “Monitor”.
http://www.monitor.al/zhgenjimi-i-te-kthyerve-nga-emigracioni-gjendja-financiare-eshte-perkeqesuar/
Add new comment