Edita Tahiri thotë se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë

Postuar në 24 Prill, 2015 05:54

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se prej vitit të kaluar Serbia është e bllokuar për shkak se nuk po i respekton marrëveshjet e arritura me Kosovën. Ajo ka treguar se çdo marrëveshje e bërë me Serbinë është nënshkruar mbi parimin e reciprocitetit. Por, Tahiri ka thënë se ka ngecje të zbatimit të marrëveshjes për shkak se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. “Ndonjëherë s’është mirë të përmendet kjo por po e them se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Tahiri, citon gazeta “Express”. Edita Tahiri ka folur edhe për efektet pozitive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Në katër plane ka rezultate mjaftë të mira në procesin e dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve ndërfiqnjësore mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog po ndihmon normalizimin”, është shprehur Tahiri. Ajo ka thënë se në kuadër të dialogut Kosova dhe Serbia kanë përfituar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ministrja kosovare nuk flet per gjenocidin pese shekullor turk ndaj shqiptarve, por flet vetem per gjenocidin njiqind vjeçar serb.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.