Përkujtohet 64 vjetori i forcave ajrore, Koçi: Anëtarësimi i vendit në NATO, një nga sfidat e rëndësishme të FA

Me rastin e e 64-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në ambientet e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u zhvillua sot një ceremoni. Ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë të Forcës Ajrore, ish-drejtues të Aviacionit Luftarak Shqiptarë ndër vite, ish-pilot dhe veteranë të kësaj arme, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u ka uruar të pranishmëve 64-vjetorin e krijimit të Aviacionit, duke e cilësuar si një ditë të veçantë jo vetëm për Forcën Ajrore, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura. “Anëtarësimi i vendit tonë në NATO ishte një nga sfidat e rëndësishme të FA-së dhe në këtë drejtim një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Forca Ajrore, e cila është udhëhequr nga objektiva të qarta, të mirëpëcaktuara me prioritete e faza zhvillimi për të realizuar me nder misionin e caktuar”, është shprehur zv.ministri Petro Koçi. Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe gjeneral brigade Astrit Jaupi, ish-komandanti i Forcës Ajrore dhe ish-pilot i mirënjohur i armës së Aviacionit.
Comments
Avjacioni Ushtarak Shqiptar u
<p>Avjacioni Ushtarak Shqiptar u krijue 64 vite ma pare kundra NATO-s.</p><p>Sot festohet pjesemarrja ne NATO.</p>
Add new comment