Arkiv-Lajme

Ganaj i ILDKP-së flet për zyrtarët që fshehin paratë e sulmon Gjykatat: Japin vendime qesharake, të hiqet gjoba dhe 1 vit burg kush nuk deklaron pasurinë

Postuar në 22 Prill, 2015 05:15

Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë sulmon gjykatat duke deklaruar se japin vendime qesharake në lidhje me zyrtarët të paditur nga ky institucion për fshehje apo mos deklarim të pasurisë. Kreu i ILDKPI­-së, Shkëlqim Ganaj, duke deklaruar se prej 10 vitesh nuk dënohet asnjë zyrtar që kapet me shkelje në deklarimin e pasurisë, ka kërkuar nga Kuvendi të marrë masa, të hiqet ndëshkimi me gjobë dhe të vendoset dënimi me 1 vit burg.

Incidenti në postën kufitare të Likovës/ Shkupi mbledhje urgjente të qeverisë, nuk thirret asnjë përfaqësues shqiptar

Postuar në 22 Prill, 2015 04:50

Në një mbledhje të thirrur nga presidenti Gjorgje Ivanov nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues shqiptar. Agjencia e lajmeve “INA” thotë se kreu i lartë shtetëror në Maqedoni ka diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit, sidomos incidentin e djeshëm në postën kufitare policore Goshincë në Malësinë e Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën.

Lufta kundër terrorizmit- Shefat e Policive rajonale bashkohen në Prishtinë. “Zëri” thotë se edhe Drejtori i Policisë së Serbisë ‘zbarkon’ në Kosovë

Postuar në 22 Prill, 2015 03:43

Drejtorët e Përgjithshëm të Policive të rajonit janë takuar sot në Prishtinë në konferencën për kundërvënije të terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. “Zëri: shkruan se në mesin e tyre është edhe i pari i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç. Sipas një njoftimi të pranishëm janë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Imigracioni në Mesdhe, presion ndërkombëtar dhe më shumë solidaritet financiar për t’i bërë ballë krizës

Postuar në 22 Prill, 2015 03:20

“Agjencia e lajmeve “AFP” trasmenton se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka kërkuar një bashkëpunim më të madh për t’i bërë ballë krizës së imigracionit në Mesdhe dhe konfirmoi se kontrabandistët duhet të sanksionohen. Thirrjet për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe për më shumë solidaritet për t’i bërë ballë krizës së imigracionit në Mesdhe janë bërë të shumta, para një samiti të jashtëzakonshëm që do të mbahet nesër pas mbytjes së një peshkarexhe të ngarkuar me qindra imigrantë në brigjet e Libisë.

Shoqëria civile në Serbi mbështet shkuarjen e Thaçit në Beograd, transmeton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”

Postuar në 22 Prill, 2015 03:03

Në transmet e agjencisë serbe të lajmeve “FoNet”, thuhet se një nismë e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd. Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë.

Çmimi i internetit, “Monitor” thotë se në rajon Podgorica kryeson listën, ndërsa Tirana është e treta në radhë për shtrenjtësi

Postuar në 22 Prill, 2015 02:51

Interneti në ditët e sotme, mund të konsiderohet për shumicën e familjeve shqiptare, si një ndër shpenzimet mujore, të nevojshme për ta pasur në shtëpi. Duke qenë se jetojmë në epokën e internetit, pa të cilën shumica e punëve nuk arrijnë të kryhen, po ashtu edhe nevoja për të nga nxënësit/studentët është kthyer në domosdoshmëri, interneti aktualisht është një ndër zërat e faturës mujore për shqiptarët. Por, sa na kushton ky shërbim tashmë i domosdoshëm?

Koalicioni me 42 parti, PS çon në KQZ bashkimin miks të forcave të majta, konservatore e liberale

Postuar në 22 Prill, 2015 02:13

Ka arritur në 42 numri i partive në koalicionin e maxhorancës, që kryesohet nga Partia Socialiste. Dje këtij koalicioni i është bashkuar Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, i cili nuk gjeti gjuhë bashkëpunimi me Partinë Demokratike. “Panorama” shkruan se sot në orën 18:00 përfundon afati zyrtar i KQZ­së për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Sipas “Koha Ditore” për shkak të Kosovës nuk ka hartë, por vetëm listë të korridoreve rrugore

Postuar në 22 Prill, 2015 01:59

“Koha Ditore” shkruan sot se gjashtë kryeministra nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë pajtuar në Bruksel për korridoret kyç të rrjetit të transportit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të tilla në të ardhmen.  Në anën tjetër, edhe Komisioni Evropian ka ripërsëritur gatishmërinë për të bashkëfinancuar projekte të tilla edhe me mjetet nga Instrumentet e Paraanëtarësimit. Për realizimin e këtyre projekteve do të vazhdohet puna në secilin prej gjashtë shteteve të rajonit, të cilat edhe aspirojnë të anëtarësohen një ditë në Bashkimin Evropian.

“Panorama” zbardh paktin e PD-së me 16 aleatët: Kush merr 5% të votave ka nënkryetarin e bashkisë

Postuar në 22 Prill, 2015 01:54

Demokratët duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Republikanët, Legalistët, Ballin Kombëtar, apo Ballin Kombëtar Demokrat. “Panorama” duke iu referuar burimeve të veta shkruan sot se gjatë bisedimeve palët kanë rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së nënkryetarit të Bashkisë që do të fitohet nga koalicioni i djathtë. Kështu, çdo parti e koalicionit që do të marrë mbi 5% të votave do të ketë të drejtën e n/kryetarit në bashkinë përkatëse. Ndërkohë që një tjetër pikë është dhe ndarja në bazë proporcionale e administrimit të bashkive.

Rama konfirmon natyrën pragmatiste të tezave "nacionaliste". Akuzon shtete të BE-së se vonojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Postuar në 21 Prill, 2015 17:40

A është e paragjykuar Shqipëria në Bruksel? Nga sa deklaroi kryeministri Rama, ky steriotip vijon të mbajë larg Europës Shqipërinë që për parametrat e kryeministrit Rama I ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. “Jemi shumë të vetëdijshëm se Europa është në një moment tepër të veçantë, pavarësisht se çfarë themi ne dhe çfarë thonë ata nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme