Ganaj i ILDKP-së flet për zyrtarët që fshehin paratë e sulmon Gjykatat: Japin vendime qesharake, të hiqet gjoba dhe 1 vit burg kush nuk deklaron pasurinë

Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë sulmon gjykatat duke deklaruar se japin vendime qesharake në lidhje me zyrtarët të paditur nga ky institucion për fshehje apo mos deklarim të pasurisë. Kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj, duke deklaruar se prej 10 vitesh nuk dënohet asnjë zyrtar që kapet me shkelje në deklarimin e pasurisë, ka kërkuar nga Kuvendi të marrë masa, të hiqet ndëshkimi me gjobë dhe të vendoset dënimi me 1 vit burg. I pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve për të bërë prezatimin e raportit Shkëlqim Ganaj i kërkoi parlamentit ndryshim të ligjit duke propozuar rritjen e viteve të burgut për zyrtarët. “Ka 10 vjet që nuk ka zyrtarë të dënuar. Edhe kur ne kemi raste të referuara në gjykatë dhe prokurori vendime janë qesharake. Duhet të ndërhyjë parlamenti për të bërë ndryshime në ligj” tha Ganaj. Ai shtoi se e kishte marrë detyrën “në një situatë të vështirë për shkak të mbartjes së rreth 9004 deklaratave pasurie”.
Add new comment