Sipas “Koha Ditore” për shkak të Kosovës nuk ka hartë, por vetëm listë të korridoreve rrugore

Postuar në 22 Prill, 2015 01:59

“Koha Ditore” shkruan sot se gjashtë kryeministra nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë pajtuar në Bruksel për korridoret kyç të rrjetit të transportit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të tilla në të ardhmen.  Në anën tjetër, edhe Komisioni Evropian ka ripërsëritur gatishmërinë për të bashkëfinancuar projekte të tilla edhe me mjetet nga Instrumentet e Paraanëtarësimit. Për realizimin e këtyre projekteve do të vazhdohet puna në secilin prej gjashtë shteteve të rajonit, të cilat edhe aspirojnë të anëtarësohen një ditë në Bashkimin Evropian. Në listën e projekteve ndodhen edhe autostrada që do të lidhë Prishtinën me Shkupin e që do të vazhdojë deri në Greqi, pastaj ajo e cila përmes Kosovës do të lidhë Serbinë me Shqipërinë po ashtu. Ka pasur ide që këto projekte të skicohen dhe të bëhen publike edhe në hartë, por për shkak se nuk ka mundur të ketë pajtim se si të vizatohet në harta kufiri i Kosovës është hequr dorë nga hartat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.