Arkiv-Lajme

Mazhoranca ngul këmbë për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Tahiri: “Jemi të vendosur, do marrim çdo masë”

Postuar në 21 Prill, 2015 05:26

Si kreu i komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho, edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë shprehur sot vendosmërinë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tahiri ka dalë me një deklaratë ku shprehet se Byroja e Hetimit do të ngrihet, por për këtë do të merren masa që të amendohet ligji.

Davutoglu ngushëllon me kujdes armenët: Një ceremoni për viktimat e një shekulli më parë

Postuar në 21 Prill, 2015 03:57

Turqia do të organizojë një ceremoni përkujtimore për viktimat armene të vrara nga Perandoria Osmane në vitin 1915. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Ahmet Davutoglu, sipas të cilit, ceremonia do të zhvillohet me rastin e 100-vjetorit të ngjarjes. "Ne duam të ndajmë dhimbjen me armenët, paraardhësit e të cilëve u vranë 100 vjet më parë nga Perandoria Osmane. Kjo ceremoni përkujtimore do të mbahet më 24 prill", është shprehur Davutoglu.

Zeqo i Fierit përgatit konçesion 7 vjeçar në prag të largimit: “Përmirësim i ndriçimit rrugor”

Postuar në 21 Prill, 2015 03:13

Pas Shpëtim Gjikës, edhe Baftjar Zeqo i Fierit nuk i shpëton dot “infeksionit” të tenderave shumëvjeçarë në prag të largimit nga detyra. Nëse Bashkia Vlorë nxitoi për të dhënë me koncesion për një afat shumë të gjatë parkimin e automjeteve në mjediset publike (ashtu si dhe Basha në Tiranë), Bashkia Fier sapo ka njoftuar synimin për të dhënë për shtatë vjet një koncesion të përmirësimit të ndriçimit publik të rrugëve të këtij qyteti.

Ambasadori gjerman flet në “Shqip”: Askush nuk merr azil, klasa politike të punojë bashkë për të zbutur fenomenin

Postuar në 21 Prill, 2015 00:11

Ambasadori gjerman në Tirana, Hellmut Hoffmann, nga emisionin "Shqip" i Rudina Xhungës, i Beri thirrje publikisht klasës politike shqiptare që të mos politizojë problemin e azilkërkuesve, por të bashkëpunojë për ta luftuar ATE. "Ne Kete situare është Mjaft e vështirë të mos shndërrohet në një debat politik çështja, por çështja është shumë serioze që të bëhet thjeshtë një debat politik mes partive. Si e shikoj Une Kete për nga Dimensioni i përmbajtjes? Ajo që më bie në sy, si një i huaj që jetoj prej disa vitesh Keto, është që gjendja sociale është e vështirë.

Baha Güngör për “Deutsche Welle”: Turqia është e fiksuar tek aplikimi i energjisë atomike, tre centrale deri më 2030

Postuar në 20 Prill, 2015 23:55

Turqia është tërësisht e fiksuar tek aplikimi i energjisë atomike.  “Deutsche Welle” thotë se Turqia ka planifikuar deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve atomike. Së fundi u vendos guri i themelit për centralin e parë në Anadoll. “Deutsche Welle” citon autoren e shkrimit Baha Güngör e cila thotë se fillimi i ndërtimit të centralit të parë në Mesdhe, një projekt mjaft i diskutueshëm, dëshmon mungesën e arsyes së vendimmarrësve. Sipas planit ky central në vitin 2020 duhet të furnizojë vendin me energji bërthamore.

Lubonja - Blushit: Jo vetëm Rilindja, por edhe PS i ka ato probleme

Postuar në 20 Prill, 2015 14:54

Në këndin e tij në Agon Channel, Fatos Lubonja ka komentuar analizën e deputetit Ben Blushi, për qeverisjen dhe maxhorancën. Lubonja nënvizon se shkrimi i Blushit, edhe pse ka kritika, ka mungesën e alternativës, e të një vizioni se si mund të dilet nga ky “funeral”, që në mënyrë figurative sipas Lubonjës, po vazhdon prej 20 vitesh. Por duke iu përgjigjur Blushit, analisti i mirënjohur thekson se “krenaristët” dhe “kanabistët”, dy terma që i përdor deputeti në shkrim, janë edhe tek PS, jo vetëm tek Rilindja.

PR, Neritan Alibali dorëhiqet nga çdo funksion. Paralelisht njoftohet “integrimi” i Dukës

Postuar në 20 Prill, 2015 13:11

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku Partia Republikane miratoi komitetin drejtues dhe dy nënkryetarët, mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti nënkryetari Neritan Alibali. Në mbledhjen e sotme, ku kryetari Mediu arsyetoi vazhdimin e koalicionit me PD por nuk ngurroi të bëjë disa kritika mbi mungesën e transparencës së aleatit të madh, u njoftua edhe integrimi i Agron Dukës në PR, i cili më pas u propozua për kryetar të asamblesë së partisë. Ndoshta afrimi i Dukës, logjikshëm ka shkaktuar largimin e Alibalit.  

a.k

Keqinterpretohet mesazhi i Palokës drejtuar deputetëve të vet. Organizim SHIK-u apo betejë opozitare ndaj emërimeve të dyshimta?

Postuar në 20 Prill, 2015 11:56

Një mesazh që kryetari i Grupit Parlamentar, Edi Paloka u ka nisur deputetëve demokratë, ku thuhet se duhet mbledhur çdo informacion i mbledhur për persona me precedent penalë, kandidat për kryetarë bashkie apo zyrtarë të administratës, është komentuar si “ngritje strukturash informative alla SHIK” nga mediat online. Paloka udhëzon që çdo informacion për kundërshtarët të dërgohet tek emaili i Genc Pollos dhe Endira Bushatit.

Bushati në Uashington, takim me sekretarin e Shtetit Kerry, firmoset partneriteti strategjik

Postuar në 20 Prill, 2015 10:32

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati që ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, e ka nisur axhendën me përurimin e rikonstruksionit të selisë së Ambasadës sonë atje, prej vitesh në degradim. Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj. Ndërkaq, sot Bushati u prit në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry.

PS merr të gjithë kristiandemokratët. Ndoka firmos me Ramën, po ashtu dhe Zef Bushati

Postuar në 20 Prill, 2015 09:43

Ndërsa mbetet në pikëpyetje konkretizimi i marrëveshjes mes PS-së dhe dy aleatëve të vjetër të saj, Partisë Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Demokracisë Sociale e Paskal Milos, një tjetër aleat braktis koalicionin e djathtë dhe i bashkohet mazhorancës. Kreu i PDK Nard Ndoka firmosi këtë të hënë marrëveshjen e bashkëpunimit me PS për të hyrë së bashku në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Edhe largimi i Ndokës ashtu si me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, nuk do të jetë vetëm për këto zgjedhje, por në nivel qendror.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme