Keqinterpretohet mesazhi i Palokës drejtuar deputetëve të vet. Organizim SHIK-u apo betejë opozitare ndaj emërimeve të dyshimta?

Postuar në 20 Prill, 2015 11:56

Një mesazh që kryetari i Grupit Parlamentar, Edi Paloka u ka nisur deputetëve demokratë, ku thuhet se duhet mbledhur çdo informacion i mbledhur për persona me precedent penalë, kandidat për kryetarë bashkie apo zyrtarë të administratës, është komentuar si “ngritje strukturash informative alla SHIK” nga mediat online. Paloka udhëzon që çdo informacion për kundërshtarët të dërgohet tek emaili i Genc Pollos dhe Endira Bushatit. Por nga teksti i mesazhit duket se PD thjesht po organizon luftën opozitare për të ekspozuar emërimet problematike të mazhorancës, shumë prej të cilave, realisht kanë rezultuar vërtet me precedentë penalë dhe janë detyruar të largohen ose të dorëhiqen. Organizime të ngjashme ka bërë edhe PS në opozitë, për të kanalizuar të dhënat ndaj qeverisë së djeshme.

 

a.k

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Po flisni o dryq hapur dhe drejte. Nuk eshte keqkuptim i Medias por dashakeqesi e Mero Bazes sepse edhe une e lexova letren dhe nuk kisha asnje dyshim se behet fjale per nje udhezim formal ne cilesine e opozitarizmit kunder kriminalizimit te administrates me prurjeve rilindase.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.