Davutoglu ngushëllon me kujdes armenët: Një ceremoni për viktimat e një shekulli më parë

Postuar në 21 Prill, 2015 03:57

Turqia do të organizojë një ceremoni përkujtimore për viktimat armene të vrara nga Perandoria Osmane në vitin 1915. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Ahmet Davutoglu, sipas të cilit, ceremonia do të zhvillohet me rastin e 100-vjetorit të ngjarjes. "Ne duam të ndajmë dhimbjen me armenët, paraardhësit e të cilëve u vranë 100 vjet më parë nga Perandoria Osmane. Kjo ceremoni përkujtimore do të mbahet më 24 prill", është shprehur Davutoglu. Por nga ana tjetër, ai ka deklaruar se Turqia nuk do të pranojë se ngjarja ka qenë një gjenocid ndaj popullit armen, ku mbetën të vrarë 1.5 milionë njerëz. “Të shkurtosh gjithçka tek një fjalë e vetme, të bësh përgjithësime dhe ta vendosësh përgjegjësinë vetëm tek kombi turk, është problematike si nga ana ligjore, edhe ajo morale”, tha Davutoglu.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>E vertete qe nuk permblidhet ne &quot;nji fjale te vetme&quot;, por ama as nuk mund te shlyhet me nji ceremoni te vetme gjenocidi i gjyses se armenve (nji miljon e gjyse armen nder tre miljon armen) edhe kjo nuk mund te bahet. Me gjithe ate ma mire keshtu se me turp karshi gjithe botes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.