Arkiv-Lajme

Përparim Kabo për “Procesin Sportiv”: Paneli gjykues në Lozanë nxori nga salla Dritan Shakohoxhën, pala shqiptare tregoi mungesë serioziteti

Postuar në 22 Prill, 2015 13:45

Në emisionin “Procesi Sportiv” të datës 20 prill në Top Channel u diskutua mbi shanset që ka Shqipëria për të marrë 3 pikë nga Gjykata e Kasacionit Sportiv në Lozanë pas shqyrtimit të dosjes për incidentet e dhunshme në ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri në Beograd.

Paradoksi i projektligjit për median online. Kërkohet heqja e komenteve fyese, ndërkohë që Parlamenti është shembull i përdhosjes së çdo etike. Dhe një problem juridik i nismës

Postuar në 22 Prill, 2015 12:02

Ka hyrë në procedurat parlamentare projektligji për mediat online, i iniciuar nga deputetja demokrate, Majlinda Bregu. Nisma synon të eliminojë komentet fyese duke parashikuar sanksione për administratorët. Bregu ka folur madje se projekti i kushton sidomos vëmendje komenteve denigruese ndaj femrave dhe për këto qëndrime ka patur mbështetje edhe nga shumica, e cila deri më tani nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim. Është folur shpesh për këtë temë që kërkon medoemos përkufizime ligjore, por nisma e Bregut, paraqet disa probleme.

ERE: 10.9% më pak konsumatorë të energjisë deri në 300 kwh. E paqartë nëse janë abuzues apo ka shtim konsumi pas “uljes së çmimit”

Postuar në 22 Prill, 2015 11:22

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, ka qenë sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku është shqyrtuar raporti vjetor i ERE-s. Ky është viti i parë pasi ERE miratoi unifikimin e çmimit të energjisë për konsumatorët, ose ndryshe heqejne fasësh mbrojtëse. Dhe Ahmeti dhe përcjell disa të dhëna që kanë rëndësi. “Duke prezantuar raportin para anëtarëve të komisionit, z.

Kim Mehmeti në “Top Channel”: Maqedonia është në rrezik, ishte paralajmëruar se në Likovë do të inskenohej një konflikt

Postuar në 22 Prill, 2015 10:28

Në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, shefi i zyrës së “Top Channel” në Shkup, Kim Mehmeti tha se në Maqedoni mbizotëron besim se rasti i fundit në Likovë është një inskenim. Kur Maqedonia zhytet në mosmarrëveshje dhe në kriza të brendshme, Mehmeti tha se gjithmonë ndihmën e kërkon me nisjen e ndonjë incidenti ndëretnik. “Në fillim të këtij muaji ka pasur edhe një paralajmërim të tillë nga një aktivist i opozitës maqedonase, i cili edhe e saktësojë se në Likovë do të inskenohet një konflikt i tillë.

Zgjidhet ngërçi në Radio Televizionin Publik Shqiptar, përzgjidhen 5 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues

Postuar në 22 Prill, 2015 10:10

Zgjidhet ngërçi ne Radio Televizionin Publik Shqiptar. Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik, ka përzgjedhur 5 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues. Dhe janë: Saimir Kumbaro, Robert Rakipllari, Altin Shegani, Pashk Prevathi dhe Artan Peqini emrat që gëzojnë mbështetjen e opozitës dhe priten të zyrtarizohen me votim në Kuvend. Ky vendim, i hap rrugë edhe zgjedhjes se kryetarit te ri të Këshillit Drejtues si dhe drejtorit te RTSH-së. Disa jave me parë, mazhoranca përzgjodhi 5 anëtarët e saj, te cilët morën edhe mbështetjen e parlamentit.

Pas Ridvan Bodes ndiqet penalisht edhe ish-­ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Prokuroria nis "kallëzim për shpërdorim detyre"

Postuar në 22 Prill, 2015 09:56

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, në bazë të kallëzimit të Ministrisës së Arsimit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Prokuroria vlerëson se është e nevojshme të kryen veprime hetimore për të konkluduar nëse ekzistoje ose jo elementet e veprës penale”, tha organi i akuzës. Tafaj është ish­ministri i dytë i qeverisë “Berisha” që ndiqet nga prokuroria. Pak ditë më parë nisi ndjekja penale ndaj ish­ministrit të Financave Ridvan Bode, i akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.

Basha në Vlorë sulmon Kokëdhimën, ndërkohë që e cilëson qeverinë si shkaktare të eksodit

Postuar në 22 Prill, 2015 08:11

Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e opozitës për Bashkinë e Vlorës. “Genc Deromemaj nuk vjen thjesht si nje kandidat, por edhe si nje qytetar, djale, si vlonjati per vlonjatet qe kerkon besen tuaj, punën tuaj, per t’ua marrë Vloren nga duart oligarkeve dhe per t’ua kthyer njerezve qe e kane me tapi, vlonjateve”, tha Basha. Kreu i opozitës nuk la pa përmendur edhe njëherë janë arsyet se pse shqiptarët po e braktisin Shqipërisë. Ndërsa kandidatin e PS për Vlorën, Basha e cilësoi si një të emëruar të byrosë politike që zbaton urdhrat e Koço Kokëdhimes.

Rama në Fier flet për kontributet: Jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton

Postuar në 22 Prill, 2015 07:37

Kryeministri Rama, Nga qyteti i Fierit ku prezantoi reformën e pensioneve, theksoi se bëhet fjalë për një reformë “që na bën krenar të gjithëve” dhe që qeveria e mëparshme nuk arriti dot ta realizonte.  “Ne hoqëm tavanin e pensionit dhe krijuam një hapësirë që të gjithë të vendosin vetë për pensionin e tyre, duke paguar më shumë apo më pak kontribute”, shpjegoi Rama.  “Sot, jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton”, shtoi kryeministri.

Kryeministri Valls: Terroristët shënjestrojnë Francën për të na ndarë, përgjigja ndaj kërcënimit duhet të jetë me shumë vendosmëri

Postuar në 22 Prill, 2015 06:11

Pas njoftimit nga autoritetet për arrestimin në Paris të një personi që po projektonte një atentat të mundshëm, kryeministri francez Manuel Valls deklaroi sot se terroristët marrin në shënjestër Francën për të na ndarë. “Përgjigja e Francës ndaj kërcënimit terrorist duhet të jetë e përqendruar, e bashkuar dhe me shumë vendosmëri për t’iu përgjigjur kërkesës së francezëve”, shtoi kryeministri duke përmendur manifestimin e madh në vend më 11 janar në reagim të atentateve xhihadiste në Paris.

Homazhe për aktorin Met Bega, Kumbaro: Na dha buzëqeshje në kohën kur buzëqeshja ishte e vështirë

Postuar në 22 Prill, 2015 05:34

Miq, të afër dhe bashkëpunëtorë zhvilluan sot homazhe para trupit të pajetë të një prej aktorëve më të spikatur të humorit shqiptar, Met Bega, i cili u nda nga jeta mbrëmë në moshën 69-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e parkinsonit. Në homazhe mori pjesë dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh “Arti Shqiptarë ka humbur një figurë që solli buzëqeshjen në një kohë kur buzëqeshje nuk kishte”. “Me humbjen e humoristit Met Bega kemi humbur një vlerë të jashtëzakonshme për artin dhe publikun.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme