Zgjidhet ngërçi në Radio Televizionin Publik Shqiptar, përzgjidhen 5 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues

Zgjidhet ngërçi ne Radio Televizionin Publik Shqiptar. Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik, ka përzgjedhur 5 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues. Dhe janë: Saimir Kumbaro, Robert Rakipllari, Altin Shegani, Pashk Prevathi dhe Artan Peqini emrat që gëzojnë mbështetjen e opozitës dhe priten të zyrtarizohen me votim në Kuvend. Ky vendim, i hap rrugë edhe zgjedhjes se kryetarit te ri të Këshillit Drejtues si dhe drejtorit te RTSH-së. Disa jave me parë, mazhoranca përzgjodhi 5 anëtarët e saj, te cilët morën edhe mbështetjen e parlamentit.
Add new comment