Homazhe për aktorin Met Bega, Kumbaro: Na dha buzëqeshje në kohën kur buzëqeshja ishte e vështirë

Postuar në 22 Prill, 2015 05:34

Miq, të afër dhe bashkëpunëtorë zhvilluan sot homazhe para trupit të pajetë të një prej aktorëve më të spikatur të humorit shqiptar, Met Bega, i cili u nda nga jeta mbrëmë në moshën 69-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e parkinsonit. Në homazhe mori pjesë dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh “Arti Shqiptarë ka humbur një figurë që solli buzëqeshjen në një kohë kur buzëqeshje nuk kishte”. “Me humbjen e humoristit Met Bega kemi humbur një vlerë të jashtëzakonshme për artin dhe publikun. Iku një njeri që I dha shpresë brezave të rinj për të qenë të lumtur dhe optimist në një kohë, kur optimizmi po venitej. I dha buzëqeshje publikut në një kohë kur buzëqeshja ishte e vështirë”, tha Kumbaro. Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare.  Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare. Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987. Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Te qofte i lehte dheu Met!</p><p>Ke lene mjaftueshem skena per tu kujtuar gjithmone me buzeqeshje.</p><p>Pyes veten, iku Vileta Manushi, Roland Trebicka, Aleko Prodani, Skender Sallaku, Met Bega...Po kush po ngelet?</p>

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Portokollai dhe pa harruar me nder me thene Big Brother. Keto jane e ardhmja e humorit ne shqiperi. :(</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.