Kim Mehmeti në “Top Channel”: Maqedonia është në rrezik, ishte paralajmëruar se në Likovë do të inskenohej një konflikt

Në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, shefi i zyrës së “Top Channel” në Shkup, Kim Mehmeti tha se në Maqedoni mbizotëron besim se rasti i fundit në Likovë është një inskenim. Kur Maqedonia zhytet në mosmarrëveshje dhe në kriza të brendshme, Mehmeti tha se gjithmonë ndihmën e kërkon me nisjen e ndonjë incidenti ndëretnik. “Në fillim të këtij muaji ka pasur edhe një paralajmërim të tillë nga një aktivist i opozitës maqedonase, i cili edhe e saktësojë se në Likovë do të inskenohet një konflikt i tillë. Madje ai tha se i janë dhënë rreth 2 milionë euro disa qarqeve shqiptare për ta inskenuar të gjithë atë incident. Ai paralajmëroi edhe se do të ketë viktima, por për fat të mirë nuk ndodhi”, tha Kim Mehmeti. Ai shtoi se Maqedonia është në rrezik. “Por unë mendoj se do të ketë aq mençuri nga shqiptarët për të mos shërbyer si mbulesë për krimet që bëhen në këtë shtet”, tha Mehmeti.
Comments
Dy miljon euro ?!? Keto
<p>Dy miljon euro ?!? Keto shifra s'jepen as n'Prendim. Kush i han keto shifra !!!!!</p>
Add new comment