Basha në Vlorë sulmon Kokëdhimën, ndërkohë që e cilëson qeverinë si shkaktare të eksodit

Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e opozitës për Bashkinë e Vlorës. “Genc Deromemaj nuk vjen thjesht si nje kandidat, por edhe si nje qytetar, djale, si vlonjati per vlonjatet qe kerkon besen tuaj, punën tuaj, per t’ua marrë Vloren nga duart oligarkeve dhe per t’ua kthyer njerezve qe e kane me tapi, vlonjateve”, tha Basha. Kreu i opozitës nuk la pa përmendur edhe njëherë janë arsyet se pse shqiptarët po e braktisin Shqipërisë. Ndërsa kandidatin e PS për Vlorën, Basha e cilësoi si një të emëruar të byrosë politike që zbaton urdhrat e Koço Kokëdhimes. Në zgjedhjet e 21 qershorit, Genc Deromemaj do të jetë përballë mjekut nga Vlora Dritan Leli. Basha shoqerohej dhe nga deputeti Tahir Muhedini i PDIU. “Arroganca, arbitrariteti, paligjshmëria, mjerimi, skamja dhe papunesia jane arsyet e eksodit me të fuqishëm të shqiptarëve”, tha Basha. Sipas kreut të PD-së, te gjitha keto jane tregues i faktit se qeveria e ka leshuar timonin pa duar, ndërsa për vetë është zhytur në luks të shfrenuar. Basha tha ndër të tjera se askush nuk u pyet per ndarjen territoriale. Basha tha se “Kokedhimës nuk i mjaftojnë sarajet qe ka, por i duhen dhe ato te Vlorës”.
Add new comment