Përparim Kabo për “Procesin Sportiv”: Paneli gjykues në Lozanë nxori nga salla Dritan Shakohoxhën, pala shqiptare tregoi mungesë serioziteti

Postuar në 22 Prill, 2015 13:45

Në emisionin “Procesi Sportiv” të datës 20 prill në Top Channel u diskutua mbi shanset që ka Shqipëria për të marrë 3 pikë nga Gjykata e Kasacionit Sportiv në Lozanë pas shqyrtimit të dosjes për incidentet e dhunshme në ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri në Beograd. Të ftuarit në panel I bënë një analizë prezantimit të Shqipërisë në Lozanë, ku antroplogu Përparim Kabo theksoi mungesën e  seriozitetit të palës shqiptare, e cila përveç përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajnerit De Biazi, kapitenit Lorik Cana kishte përfshirë në delegacionin e saj edhe një përfaqësues nga Supersporti që u nxorr jashtë nga treshja e gjyqtarëve që qëndronte në panel. Bëhet fjalë për komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha që sipas Kabos jo vetëm ishte i pranishëm në sallën e degjesës, por edhe ndërhyri gjatë seancës. Kjo çoi në reagimin e menjëhershëm të panelit gjykues që vlerësoi si të papranueshme ndërhyrjen e komentatorit sportive.  Antropologu Kabo e cilësoi këtë prezantim të palës shqiptare joprofesional dhe me mungesë të theksuar serioziteti që mund të ndikojë edhe në vendimin e Gjykatës së Lozanës për ndeshjen e Beogradit.

l.m

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

<p>E po dihet. Tashme kane ardhur lajmet e para se Lozana nuk do ta ndryshoje vendimin e UEFA-s. Pervec humbjes se ndeshjes dhe disa miliona Euro te humbura nga federata jone neper gjyqe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.