Rama në Fier flet për kontributet: Jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton

Kryeministri Rama, Nga qyteti i Fierit ku prezantoi reformën e pensioneve, theksoi se bëhet fjalë për një reformë “që na bën krenar të gjithëve” dhe që qeveria e mëparshme nuk arriti dot ta realizonte. “Ne hoqëm tavanin e pensionit dhe krijuam një hapësirë që të gjithë të vendosin vetë për pensionin e tyre, duke paguar më shumë apo më pak kontribute”, shpjegoi Rama. “Sot, jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton”, shtoi kryeministri. Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha: “Në fund të këtij mandati, 120 mijë persona do të jetojnë më mirë se më parë sepse do të kenë pension më të lartë”.
Comments
Nga fitorja ne fitorje!
<p>Nga fitorja ne fitorje! </p>
Add new comment