Rama në Fier flet për kontributet: Jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton

Postuar në 22 Prill, 2015 07:37

Kryeministri Rama, Nga qyteti i Fierit ku prezantoi reformën e pensioneve, theksoi se bëhet fjalë për një reformë “që na bën krenar të gjithëve” dhe që qeveria e mëparshme nuk arriti dot ta realizonte.  “Ne hoqëm tavanin e pensionit dhe krijuam një hapësirë që të gjithë të vendosin vetë për pensionin e tyre, duke paguar më shumë apo më pak kontribute”, shpjegoi Rama.  “Sot, jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton”, shtoi kryeministri. Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha: “Në fund të këtij mandati, 120 mijë persona do të jetojnë më mirë se më parë sepse do të kenë pension më të lartë”.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.