Arkiv-Lajme
Përballje Kokëdhima-Bushati në “Opinion” për pallatin e Qeparoit. Bushati: “Në PS thonë që u prishe kauzën”. Deputeti: “Pallati, i vëllait tim. Nuk kam lidhje”
Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat direkt me gazetarin Anci Bushati, gjatë zhvillimit të emisionit “Opinion”. Kokëdhima ka ndërhyrë pasi Bushati ka përmendur pallatin e Qeparoit, i bërë legjendë edhe në Parlament. Bushati ka sjellë si shembull pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë(sic) i cili ndonëse ishte me leje u prish, kurse pallati i vëllait të Kokëdhimës, nuk prishet. Deputeti i ka cilësuar akuzat e Bushatit thashetheme si ato të grave në lagje, duke ngritur pretendimin se pallati është i vëllait, i marrë me leje nga shteti.
Blushi flet për ndarje të PS-së: Rilindja është një parti brenda partisë, ka shumë kolegë që mendojnë si unë
Kryeministri Rama nuk mund t’i fshihet më akuzave të Ben Blushit që duket se e bëjnë të pashmangshëm ndarjen mes tyre dhe që e vënë kryetarin e Partisë Socialiste përballë një presioni në rritje nga Brenda partisë. Sipas Blushit, Partia Socialiste është e ndarë në dy pjesë, në bërthamën që ka në dorë pushtetin dhe në socialistët që mendojnë se Rilindja u përdor si truk për ta nënshtruar partinë. Ben Blushi ka deklaruar në emisionion të “Pa ekspozuarit” se nuk është i vetmi që mendon se Edi Rama ka themeluar një parti të tijën Brenda Partisë Socialiste.
Pse Rama e Kokëdhima nuk pranojnë të komentojnë deklaratat e Blushit? Kryeministri dhe të tijtë kanë komoditetin të përgjigjen sipas dëshirës
A është mungesë përgjegjësie para publikut refuzimi për të komentuar qëndrimet kritike që një deputet i Partisë Socialiste dhe për më tepër një anëtar i kryesisë së saj ka shprehur ndaj qeverisjes së vendit? Në dy prononcime mediatike si kryeministri Rama ashtu dhe deputeti Koço Kokëdhima kanë dhënë të njëjtën përgjigje: “Nuk dua të komentoj deklaratat e Blushit”. E para dhe më e pakta kjo do të thotë t’i shmangesh debatit dhe akuzave që një deputet i mazhorancës ngre për qeverisjen e vendit.
Strategji e re për kompensimin e pronarëve. Synohet ulja e faturës dhe kostove në buxhet
Qeveria shqiptare parashikon të adoptojë një strategji të re për kompensimin e pronës me prirje uljen e faturës. Revista “Monitor” referon burime nga qeveria sipas të cilave aktualisht është ngritur një grup pune, nën drejtimin e zv.kryeministrit që do të bëjë vlerësimin e kostove totale të kërkesave për kompensim. “Rishikimi i skemës së kompensimit është e vetmja mënyrë për ulur rrezikun fiskal që po krijon kompensimi i pronave për financat publike.
Përgjimet në Maqedoni, ministrja e Brendshme, Jankullovska pranon se shqiptarët e burgosur për rastin Sopoti janë dënuar padrejtësisht
Opozita në Maqedoni ka publikuar pergjime të reja të cilat dëshmojnë se funksionarët qeveritarë kanë kontrolluar në tërësi gjyqësorin, madje duke mbajtur në burg padrejtësisht dhjetëra shqiptarë për procesin e njohur si Sopoti. Në një bisedë të përgjuar shefi i zbulimit Sasho Mijallkov dhe ministrja e Brendshme, Jankullovska diskutojnë gjetjen e mënyrës për lirimin e shqiptarëve të pafajshëm të dënuar me dhjetëra vite burg për vendosjen e minës në Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vdekur dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues civil.
l.m
Bllokohet në Pire ngarkesa e cigareve kontrabandë që kishte si destinacion Portin e Durrësit. Vlera e mallit 1.8 milionë euro
Një ngarkesë cigaresh kontrabandë që kap vlerën e 1. 8 milionë eurove dhe që kishte si destinacion Portin e Durrësit u bllokua nga autoritetet greke në Portin e Pireut. Cigaret kontrabandë vinin nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ishin deklaruar në doganën greke si hurma arabie. Bllokimi I kontenierit të cigareve u bë pas verifikimit të dokumentacionit shoqërues të mallit. Nuk dihet se kush do të ishte pritësi i mallit në Shqipëri, por autoritetet greke thonë se po bashkëpunojnë me palën shqiptare për të verifikuar porositësit. Cigaret e kapura ishin të markës Capital Slims.
Banorët e Marinzës bëjnë peticion për dëmshpërblimet dhe shkruajnë se shpërngulja është një prej opsioneve
Banorët e zonës naftëmbajtëse të Marinzës shprehin gatishmëri për t’u shpërngulur nga fshati, një opsion ky që është vlerësuar edhe nga qeveria shqiptare si i mundshëm. Përmes një peticioni, dërguar kompanisë që shfrytëzon puset e naftës, 750 banorë kërkojnë dëmshpërblim në masën 100%, që kompania të marrë përsipër të gjitha tokat në rrezik, shërbim shëndetësor falas, urbanizim të fshatit, punësim të të gjithë djemve si dhe ndalje të shpërthimeve nëntokësore. Sipas banorëve, nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ata do të kërkojnë shpërngulje nga fshati.
Rama del në televizionin “Klan”: “Nuk do të ketë ndryshime në qeveri”
“Largimi i Erion Veliajt nga qeveria pasi do të garojë për Bashkinë e Tiranës nuk do të pasohet me formatim të ekzekutivit, por vetëm zëvendësim të tij”. Kryeministri Rama e pohon këtë për herë të parë në një intervistë për Televizionin “Klan”. “
http://tvklan.al/rama-interviste-per-tv-klan-nuk-do-te-kete-ndryshime-ne-qeveri-2/
Intervista është realizuar në ambientet e jashtme të kryeministrisë.
Blushi në Kuvend: “Nëse nuk ndryshon situata, të varfrit do na nxjerrin jashtë Parlamentit”
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi vijon kritikat ndaj qeverisjes. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Blushi është ndalur në fenomenin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil që e ka cilësuar si emergjencë kombëtare. “Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë Parlamentit" tha Blushi duke apeluar për solidaritet në frenimin e këtij fenomeni.
Dorëheqja e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Pukës, “Ora News”: “Mundësi për kandidat nga PDK e Ndokës”
Partia Demokristiane e Nard Ndokës, që sëfundmi iu bashkua koalicionit të majtë, mund të marrë të drejtën e propozimit të kandidaturës për bashkinë e Pukës. “Ora News” raporton se kjo mundësi është krijuar nga dorëheqja e kandidatit të PS-së Rustem Struga. Ky i fundit, përmes një letre, është tërhequr nga kandidimi duke njoftuar se akti vjen si rrjedhojë e problemeve shëndetësore.