Blushi në Kuvend: “Nëse nuk ndryshon situata, të varfrit do na nxjerrin jashtë Parlamentit”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi vijon kritikat ndaj qeverisjes. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Blushi është ndalur në fenomenin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil që e ka cilësuar si emergjencë kombëtare. “Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë Parlamentit" tha Blushi duke apeluar për solidaritet në frenimin e këtij fenomeni.
Për më shumë: http://shqiptarja.com/politike/2732/blushipa-ndryshime-te-varfrit-para-se-te-ikin-do-na-nxjerrin-nga-parlamenti-287444.html
Fjalimi i Blushit ka ngjallur simpati edhe në radhët e opozitës. Deputeti Gent Strazimiri në fjalën e tij ka shprehur hapur vlerësimet për fjalimin. “E duatrokita fjalimin tënd po ti nuk e pranon duartrokitjen time se ke frikën e inkuizicionit nga kanabistët” i është drejtuar Strazimiri-Blushit.
Comments
I mire o i keqe Blushi ka
<p>I mire o i keqe Blushi ka fole drejte.</p>
po mire alternativa jote ben,
<p>po mire alternativa jote ben, qe te dalim nga mjerimi, keni 25 vjet qe ja fusni njeri tjetrit.......tani eshte shume vone, vendi ka rene ne koma, ska bir kurve qe i ben derman.</p>
Add new comment