Pse Rama e Kokëdhima nuk pranojnë të komentojnë deklaratat e Blushit? Kryeministri dhe të tijtë kanë komoditetin të përgjigjen sipas dëshirës

Postuar në 23 Prill, 2015 15:07

A është mungesë përgjegjësie para publikut refuzimi për të komentuar qëndrimet kritike  që një deputet i Partisë Socialiste dhe për më tepër një anëtar i kryesisë së saj ka shprehur ndaj qeverisjes së vendit? Në dy prononcime mediatike si kryeministri Rama ashtu dhe deputeti Koço Kokëdhima kanë dhënë të njëjtën përgjigje: “Nuk dua të komentoj deklaratat e Blushit”. E para dhe më e pakta kjo do të thotë t’i shmangesh debatit dhe akuzave që një deputet i mazhorancës ngre për qeverisjen e vendit. Nëse kritikat e Blushit nuk qëndrojnë, këtë kryeministri mund të na e shpjegojë me argumenta në përmbushje të detyrimeve që ka si kryetar I qeverisë, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për pikëpamjet e tij personale për deputetin Ben Blushi, por për shqetësime që lidhen me të ardhmen e qytetarëve. Me lehtësinë më të madhe si kryeministri, si deputeti Kokëdhima apo dhe funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste që nuk shohin probleme në qeverisjen e vendit proklamojnë komoditetin për të mos u përgjigjur. Kokëdhima u shpreh në “Opinion” se është i gatshëm t’i përgjigjet pyetjes së çdo qytetari,  por nga ana tjetër nuk pranon të flasë për qëndrimet e Blushit, duke treguar se ndjeshmëria ndaj qytetarëve mbetet sërish në kuadrin e populizimit. Për aq kohë sa ushtrojnë funksione publike nuk mund të  jetë në dëshirën e tyre përgjigjia për kritikat.  Shqetësimet që shfaq publikisht një politikan karriere, një ish-ministër dhe një deputet që ka treguar se di ta justifikojë mandatin si i zgjedhur vënë para përgjegjësisë qeverinë dhe kreun e saj. Kritikat e Blushit mund të mos qëndrojnë, por këtë duhet ta vlerësojë publiku. Kryeministri dhe të tjerët duhet të japin shpjegimet që u takojnë dhe të mos e trajtojnë qeverisjen si zyrë personale.

 

l.mitro

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Muc,kur une vij tek Respublica vij pasi mendoj se ka njefare pavarsie,ndryshe nga&nbsp; mediat e tjera te varura nga te pavarurit. Keshtu qe te lutem merr masa qe lajmet te jepen ashtu sic jane,pa opinione. Pasi si lexues qe as qe me plas fare per mendimin e <strong>l.mitro</strong>-s.Per mua eshte thjesht nje mendim ne 3 milion mendime te tjera.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>I. Mitro e ka kapur mire problemin. &nbsp;Kryministri dhe deputetet e tjeter jane te detyrurar t&#39;i spjegojne publikut se ku ka te drejte dhe ku e ka gabim Blushi ne kritikat e tij.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.